Kërkohej për vjedhje, ndalohet nga policia 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi kërkohej për vjedhje. Në prangat e uniformave blu ra Kreshnik Mziu, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye pasi 19-vjeçari ishte shpallur në kërkim me datë 7 dhjetor 2009. Sipas policisë, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë për Mziun, pasi dyshohet se më datë 3 dhjetor 2009, në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë 2.000 euro, 2 kasetofonë makinash, 2 ora floriri, një byzylyk floriri, një unazë floriri dhe një makinë qethëse me ngjyrë të zezë. I riu u shoqërua në qeli. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes” në bashkëpunim.