E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Prishtinës

Komuna e Prishtinës, të premten do ta shpallë Qytetar Nderi Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Ceremonia do të mbahet në sallën e objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, rreth mesditës, ku të pranishëm do të jenë Presidenti Fatmir Sejdiu, këshilltarët komunal, dhe të ftuar tjerë.

Më këtë rast kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, do të mbajë një fjalë rasti, dhe presidentin Mesiç, do ta dekorojë me simbolin e Prishtinës, “Hyjnesha në Fron”, e praruar, simbol ky me të cilin identifikohet Prishtina.

Presidenti në ikje i Kroacisë, Stipe Mesiç, do të takojë edhe liderët politikë e institucionalë të vendit tonë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër më 8 janar do të mbajë një seancë solemne në shenjë respekti për mikun e Kosovës, presidentin kroat, Stipe Mesic, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë”, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës, të enjten.

“Me një fjalë rasti deputetëve do t'iu drejtohet presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç”, vazhdon komunikata.

Presidenti Mesië paraprakisht do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›