E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahën dhe grabitën me dhunë një person, ndalohen tre persona

Policia e Tiranës ndaloi tre të rinj, të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë një person. Në prangat e shërbimeve të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë ranë 21-vjeçari Arlind Muça, 21-vjeçari Vaim Tanushi dhe 22-vjeçari Hafiz Daci, të tre banues në Bathore. Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tyre u krye pasi ditën e martë në “Rrugën e Durrësit” janë kapur në flagrancë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë vjedhur me dhunë telefonin celular të një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular markë LG dixhital, tip IPHONE. Sipas policisë, masa e arrestit ndaj shtetasit Hafiz Daci u krye pasi nga veprimet hetimore të kryera, rezulton të ketë qenë së bashku me shtetasit e mësipërm. Ndërkohë që ky shtetas ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, duke konsumuar elementët e veprës penale “moskallëzim krimi”. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›