E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga, iu gjet pistoletë në makinë luksoze

Nuk i kanë mjaftuar makinat luksoze, por me vete mbante edhe armë zjarri. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar të arrestuar nga policia e kryeqytetit, të cilit i është gjetur një pistoletë gjatë kontrollit në makinën e tij. Policia tha zyrtarisht se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preng Gjergj Lalaj, 52 vjeç, banues ne Mamuras. Arrestimi i tij u bë pasi në orën 21:30, në rrugën "Myslym Shyri", pas një kontrolli të kryer në automjetin e tij tip "Hummer", me targa amerikane USA 3 L, poshtë mbajtëses së krahut të djathtë, iu gjet një pistoletë tip TT dhe një krehër me shtatë fishekë. Ai e mbante këtë armë pa leje, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›