E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongo, OKB kërkesë për dërgimin e 3000 trupave

Kreu i paqeruajtësve të OKB-së, Alain Le Roy, ka ripërtërirë thirrjet për dergimin e më shumë se tremijë ushtarëve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Zoti Le Roy tha se kishte nevojë urgjente për mbrojtjen e civilëve në rajonin ku luftimet mes trupave qeveritare dhe rebelëve kanë detyruar një çerekmilion vetë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së po merr në shqyrtim kërkesën.

Zoti Le Roy tha se kishte vetëm 10 ushtarë për 10000 banorë në lindje të Kongos , gjë që sipas tij nuk ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën.

Alain Le Roi tha se megjithëse trupat ekzistuese në Republikën Demokratike të Kongos kishin marrë detyra të reja, me qëllim që 6 mijë prej tyre të jenë në veri të Kivut që ka qënë skenë e dhunës së vazhdueshme, ato nuk janë të mjaftueshme.

OKB ka nevojë edhe për tremijë trupa të tjera, si edhe pajisje shtesë përfshirë helikoptetë, për të përballaur paqëndrushmëri në Kongon Lindore.

Zoti le Roi tha se megjithë atmosferën, Këshilli i ishte duke anuar drejt vendimit për të mbështetur dërgimin e më shumë trupave.

Por ende nuk është marrë ndonjë vendim dhe diplomatët kërkojnë më shumë hollësi.

Britania ka thënë se 17 mijë trupat e OKB-së në Kongo që përbëjnë edhe misionin më të madh të OKB-së në botë, duhet të jenë më mirë të dislokuara.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se është e jashtëzakonshme që Këshilli i Sigurimit nuk ka vepruar megjithë situatën e tmerrshme në terren dhe e quajti qëndrimin britanik një keqkuptim kokëfortë të asaj që po ndodhte./BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›