E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongoli rivjen me një bolero

 

“Bolero në vilën e pleqve” është romani më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili prezantohet ditën e premte në ambientet e Akademisë së Shkencave. Së fundmi, Kongoli ka qenë i ftuar në një tur të gjatë takimesh në Francë dhe vendet e Evropës Veriore dhe së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga pritet të kthehet për promovimin e librit. Romani i ri i shkrimtarit konsiderohet si një përpjekje e mundimshme për të depërtuar në skutat më të errëta të psikikës njerëzore, një tablo e errët, me ngjyra të rreme të një jete vanitoze dhe të trishtueshme të shoqërisë sonë, “që sapo është çliruar nga kthetrat e një shoqërie të mbyllur, por që hapjen ndaj botës e përjetoi si shqyerje të portave dhe lirinë si anarki, ku pasiguria e jetës së njeriut, sidomos e femrës, rrezikoi të fusë me përmasa të frikshme gjithë shoqërinë shqiptare në rrugën e deformimeve të ndjeshme të karakterit dhe të vetë qenies”. Në këtë situatë gri veprojnë personazhet në romanin më të ri të Kongolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›