E Diel, 1 Nëntor 2026

Një buzëqeshje nga Zija Çela

 

“SOS, një buzëqeshje” i sjell lexuesit sprovën më të fundit letrare të shkrimtarit Zija Çela. Sapo është hedhur në treg, romani më i ri i autorit, nën logon e Shtëpisë Botuese “Ideart”, e cila nis stinën e botimeve me këtë vepër. “Me romanin paraardhës, “Las Varrezas”, por veçanërisht me romanin e ri “SOS, një buzëqeshje”, Zija Çela bën që cilësimet “libër i jashtëzakonshëm”, “prozë e mrekullueshme”, “roman i suksesshëm”, të cilat i kemi përdorur ca si lirshëm për prozën shqipe të pas viteve ’90, të tingëllojnë paksa të tepruara. Po ç’i ofron lexuesit ky libër me këtë titull elegant dhe intrigues, me stilin dhe kompozicionin virtuoz, çka ndeshet që në fletët e para? Në të vërtetë, asgjë më shumë por dhe asgjë më pak nga ç’i ofronin Zanat e Malit prototipit artistik të shqiptarit – Gjeto Basho Mujit, këtu e (le të themi) 1000 vjet më parë”, - thotë botuesi e shkrimtari Arjan Leka. Ndërsa për poetin Rudolf Marku, “SOS” është një trazim i së vërtetës me përrallën, e surreales me të prekshmen, e fantazisë me të përditshmen, çka krijon te lexuesi një kompleksitet ndjesish, që shilarsojnë mes dhembjes e qeshjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›