Kongresi i Lushnjës, Gazeta “Albania”: Politika italiane nga hëngri të gjallë
09/05/2005 Si konsiderohej qeveria e përkohshme shqiptare në lidhje me varësinë italiane? Pse u pa Lushnja si vend i mundshëm për mbledhjen e shqiptarëve në kongres, si kundër peshë e qeverisë së përkohshme që mbështetej nga italianët? Fuqitë e mëdha, në emër të politikës së ekuilibrimit, vazhdonin të bënin planet e tye për copëtimin e hartës politike shqiptare. Pse u morën masa ushtarake në Kongresin e Lushnjes?
Mbi 14 mijë ve ta u vunë në mbrojtje të punimeve të kongresit që të mos dështonte. Çfarë evidentonin gazetat shqiptare të kohës në fokusin e analizave të tyre? Cila ishte marrëveshja që bëri Myfit Libohova me komandën ushtarake italiane kundra Kongresit të Lushnjës?
Cila ishte biseda e fshehtë e Myfit Libohovës me kolonelin italian për situatën shqiptare në Lushnje? Cilat ishin intrigat që shoqëruan ditët e kongresit jashtë dyerve të saj? Reagimi ndërkombëtar ndaj politikës italiane.
Qeveria e Durresit, duke qene se kishte vepruar jashte programit te caktuar ne Kongresit te Durresit dhe kish aplikuar nje politike proitaliane, kishte veshtiresuar se tepermi gjendjen politike te Shqiperise duke krijuar kontradiktata ndershqiptare.
Pregatitjet per organizimin e kongresit perfunduan ne fund te dhjetorit 1919. Vendi i mbledhjes ishte caktuar Lushnja, jo vetem si nje qytet ne qender te Shqiperise, por dhe se organet qeverisese te ketij qyteti ishin treguar te vullnetshme per te krijuar nje ambjent sa me te pershtatshem per pritjen e delegatëve. Puna per mbledhjen e tij filloi me 1 janar 1920 me krijimin e nje komisioni organizues me qender ne Lushnje, i cili ishte ngarkuar qe te ftonte te gjitha krahinat e vendit te dergonin perfaqesuesit e tyre, perkatësisht nga dy perfaqësues per çdo nen prefekture. Shqiptaret ishin te vetedijshem qe qeveria e perkohshme ishte “kukull ne duart e italianeve“ dhe, per pasoje, ajo e kishte humbur besimin e tyre. Koha ne te cilen po beheshin pregatitjet e kongresit ishte e veshtire. Fuqite e medha, ne emer te politikes se ekuilibrimit, vazhdonin te benin planet e tye per copetimin e hartes politike shqiptare. Perpjekjet e qeverise italiane per te ndalur kongresin, te shoqeruara me jehonen e planit anglo-franko-italian te 13-14 janarit 1920, lehtesuan organizimin politik te shqiptarëve.
Ne keto kushte, “Albania” shkruante nder te tjera: “Perpara nje gjendje, te shkaktuar prej njerezve qe populli i besoi dhe i vuri ne krye, i detyroi patriotet e vertete te benin detyren e tyre. Midis ndjekjesh dhe frikesimesh, mblodhen popullin dhe e keshilluan te levize pa humbur kohe. Keshtu me 21 te ketij muaji, tere perfaqesuesit e popullit do te mblidhen ne Lushnje te Myzeqese, ne kongres te pergjithshem, per te rrezuar te demshmit ,qe jane vegel e te huajve dhe kemben e tyre do ta zene njerez besimtare, me influence te popullit, duke pasur rreth tyre njerez intelektuale, me eksperience ne çdo dege administrative“. Ishin marre masat qe Kongresi te mos deshtonte. Organizatoret kishin pregatitur forca ushtarake te cilat do te merreshin me garantimin e punimeve te kongresit dhe, pas punimeve, do te mbronin vendimet e tij. Sipas burimeve te kohes, “keto forca ishin me shume se 14 000 vete“ te cilet u krijuan nga forca te ardhura nga Myzeqeja, nga Mallakastra, Berati, Skrapari dhe nga treva te tjera. Forca te tjera u krijuan dhe ne qytete te tjera te vendit dhe u vune ne gatishmeri te mbrojtjes se punimeve te Kongresit. Shtepia ku ishte vendosur te zhvilloheshin punimet e Kongresit kishte krijuar nje ambjent te veçante dhe te krijonte imazhin e nje ngjarje festive me nje rendesi. Ne nje leter nga Durresi, qe i dergohej komitetit “Mbrojtja kombetare e Kosoves“ me 7 janar 1920, vihej ne dukje se Lushnja, ne krahasim me qytetet e tjera, kishte treguar me shume kurajo dhe kishte marre barren e rende te pregatitjes se kongresit. Njekohesisht, ne shume krahina te vendit kishte filluar propoganda per thirrjen e kongresit te shoqeruar edhe me materiale te cilat kompromentonin politiken shtetit italian. Ne keto kushte gazetat, nepermjet artikujve te ndryshem, jepnin fakte dhe benin analiza lidhur me qendrimin e Turhan Pashes, “por edhe te njerezve qe ndihmonin politiken e Qeverise se Durresit”. Kritika drejtonte dhe “Albania“ kunder Turhan Pashes, duke e cilesuar si nje njeri i cili “i kishte veshet vetem per te degjuar urdherat qe i jepnin axhentet e tre miqve tane“. Nga ana tjeter ishin marre te gjitha masat qe delegatet te mbërrinin te sigurt dhe sa me pare ne qytetin e Lushnjes. Keshtu, ne Gjirokaster populli kishte zgjedhur perfaqesuesit e tij si Veli Harshova dhe Kiço Koçit. Me daten 8 janar 1920, ne nje miting te organizuar per percjelljen e tyre, degjoheshin thirrje si “jemi me Lushnjen “”ne Lushnje, ne Lushnje “, ndersa Myfit Libohova, i ndodhur pa mbeshtetje, u detyrua te largohej nga Gjirokastra ne Libohove“.
Ndersa, duke ju referuar kujtimeve te Selfi Vllamasit, Myfit Libohova shkoi ne Vlore dhe, ne baze te marreveshjes se fshehte te Qeverise se Durresit me komanden e Pergjitheshme Italiane ne Shqiperi, ishte munduar te binde gjeneral Piacentinin te merrte masa ushtarake kunder Kongresit te Lushnjes, por ky ishte mjaftuar vetem me dergimin e nje batalioni me nje efektiv prej 1200 ushtaresh nga milicia e Gjirokastres. Komanda Italiane, pa i dhene njoftim oficereve shqiptare, me mjete te shpejta transporti, derguan ne Kolonje te Lushnjes batalionin e milicise me qellim qe te shperndante delegatet, per te treguar se Kongresi i Lushnjes ishte shperndarë prej fuqive shqiptare e jo italiane. Por milicet ne pjesen derrmuese te tyre kishin qene katolike shkodrane, te cilet, pasi kishin arritur ne Lushnje, “kuptuan qellimin dinak italian, moren menjehere kontakt me Kongresin dhe i dhane, pa me te voglin ngurrim, sigurimin qe, jo vetem se nuk ishin kunder Kongresit, por me gjithe forcat e tyre ishin nen urdherin e tij. Jo vetem kaq, por i rekomanduan Kongresit qe te shpejtojnte punen e tij nga frika se mos keta milice zevendesoheshin nga fuqi tjeter armike te Kongresit“. Ne te njejten kohe, Myfit Libohova i ishte lutur Leonidha Frasherit, nenprefekt i Delvines, i cili ishte nje politikan i moderuar dhe per pasoje gezonte besimin e te dy paleve, qe te shkonte ne Lushnje per te pare se cili ishte qellimi i kongresit, per interesa kombetare apo per interesa kolltuqesh. Ndersa vete ai ishte duke levizur nga Durresi ne Vlore per te biseduar me kreret e politikes italiane atje, lidhur me gjendjen e krijuar. “Nga mengjesi deri ne darke ai diskutoi me ekspertin italian te çeshtjeve shqiptare (kolonel Vincensi nga Roma )” me mundesine qe me te dy batalionet e miliceve shqiptarë, te organizuara ne Gjirokaster, ta shperndante forcerisht mbledhjen e Lushnjes, por pa arritur ndonje perfundim. Ndersa, sipas Eqerem Vlores, nepermjet nje bisede qe kishte zhvilluar me Piacentinin, “tehu politik i mbledhjes se Lushnjes nuk drejtohej kunder italianeve, por kunder qeverise se Durresit“, ndaj dilte qe ky kuvend duhej perkrahur pa asnje ngurrim. Pra, sipas recetes se politikes italiane, ”mikun e dobet duhet t’ia besh fli armikut te forte“, kjo tregonte se ishte vulosur edhe fati i qeverise se Durresit. Nga ky moment, Myfyti shkoi ne Libohove dhe nga ai çast “hoqi dore prej politikes“. Por per te ardhur deri ne kete pike, ishin vene ne veprim, jo vetem propoganda qe vinin nga politika serbe dhe greke. Francezet ne Shkoder dhe ne Korçe kishin filluar te leviznin njerezit e tyre kunder italianeve dhe njerezit e politikes angleze, “korespondent gazete apo konsull si Eden”, kishin filluar te flisnin hapur me nacionalistet shqiptare per mundesine e debimit te italianeve.
Por, mund te themi qe ishte shmangur nje vellavrasje, sepse qeveria e Durresit nuk kishte arritur te gezonte nje mbeshtetje popullore, ndersa disa nga anetaret qeverise se Durresit ishin terhequr pa ndonje rezistence te forte. Ne te vertete, asaj i ishte ngushtuar edhe ajo mbeshtetje qe kishte pasur ne fillim . Vete zhvillimi i ngjarjeve kishte konsumuar plotesisht qeverine e Durresit. Nenshkrimi i marreveshjes administrative te 20 gushtit 1919 me klauzolat qe ishin parashikuar ne te, e shoqeruar edhe me pranimin e komisarit te larte ne krye te qeverise shqiptare, u konsiderua si shkelje e “drejtperdrejte e pavarsise politike te vendit“, qe kishte keqesuar me tej situaten politike. Kjo gjendje filloi te behej objekt i kritikes se gazetave shqiptare jashte dhe brenda vendit, gje qe e pasqyron dhe gazeta ”Albania”: “Politika italiane na hengri te gjalle, njerezit e paturpshem te kesaj politike jane per fat te keq edhe gjykatesit tane“. Shqiptaret kishin filluar te mendonin se nuk kishte me shpresa se diplomacia e Fuqive te Medha ne Paris mund t’i jepte ndonje zgjidhje te drejte problemit shqiptar. Tashme ishte krijuar bindja se fati i çeshtjes shqiptare do te percaktohej ne Shqiperi dhe jo ne tryezat diplomatike te Fuqive te Medha. Madje, ne shtypin shqiptar kishte filluar te perpunohej ideja se delegacioni shqiptar nuk kishte pse qendronte ne Paris, por duhej te kthehej ne Shqiperi. Po nxitej thirrja per te qendruar “si fortesa te çelikta kunder furtunave “. Kritika po i beheshin edhe Ëillsonit dhe Titonit nepermjet “Diellit”. Kjo gazete i akuzonte si neper kembes te te drejtave te popullit shqiptar: “Ëillsoni, Titoni e te tjere hajna-cuba moderne te botes se qyteteruar“.
Pas nje pune pergatitore qe ishte bere qysh me pare, komisioni i perbere nga Besim Nuri, Jakov Bozo, Esheref Frasher, Teki Libohova, Taulla Sinani, etj., duke patur perkrahjen dhe mbeshtetjen e organeve te pushtetit lokal, me 31 dhjetor 1919, ne nje mbledhje me kryepleqte e katundeve te nenprefektures, mori vendimin per thirrjen e kongresit. Ndersa, ne 1 janar 1920, komisioni filloi te shperndante ftesat duke nxitur çdo krahine te dergonte te zgjedhurit, te cilet duhet te ndodheshin ne Lushnje me 21 janar, date e cila ishte caktuar per hapjen e kongresit.
Sipas programit, objektiv kryesor i mbledhjes duhej te ishte “veteqeverimi i plote i Shqiperise dhe forcimi i bashkimit te Shqiperise”. Gjithashtu, do te shqyrtohej veprimtaria politike e Qeverise se Durresit dhe programi i saj, ne menyre qe te analizohej qarte se si i kishte zbatuar ajo vendimet e Kuvendit Kombetar te Durresit. Nje çeshtje tjeter qe ishte programuar per t’u diskutuar e zgjidhur ishte forma regjimit te pergjithshem qe do te vendosej ne shtetin shqiptar dhe nga kjo do te varej nese do t’i jepej ose jo votbesimi qeverise aktuale te Durresit. Nese do te nevojitej, do te procedohej per zgjedhjen e organeve te reja qeveritare ”ne se do te vendosej rrezimi i qeverise se Durresit”.
Perfaqësuesit e zgjedhur nga populli u mblodhen ne 28 janar 1920. Kongresi zgjodhi Kryesine per zhvillimin dhe drejtimin e punimeve me kryetar Aqif Elbasanin dhe me nenkryetar Sotir Peçin. Seanca tjeter u la per te nesermen, ku u miratua dhe rendi i dites, si me poshte:
-Te shqyrtoheshin masat qe duhej te merreshin per te denuar planet e Fuqive te Medha Europiane, ne veçanti politiken e Italise, qe kerkonte te vinte ne zbatim Traktatin e Fshehte te Londres.
-Shqyrtimin e veprimtarise politike te brendeshme dhe te jashtme te qeverise se Durresit, duke pasur ne baze programin e saj. Te vezhgohej sa i kishte zbatuar ajo vendimet e Kuvendit Kombetar ne dhjetor 1918 dhe te vendosej per rregjimin e perkohshem te shtetit shqiptar.
-Diskutimi nese do t’i jepej ose jo votbesimi qeverise se Durresit dhe procedimi per zgjedhjen e organeve te reja qeveritare, nese do te vendosej rrezimi i saj. Per te gjitha keto u vendos te protestohej perpara qeverive te vedeve fqinje dhe Konferences se Paqes se Parisit.
Ne telegramin drejtuar Konferences se Paqes theksohej se populli shqiptar protestonte” kunder vendimit te padrejte te marre nga Anglia, Franca dhe Italia per coptimin e Shqiperise midis Jugosllavse, Greqise dhe Italise“.
Delegatet nga te gjitha krahinat e vendit folen per per veprimtarine e qeverise se Durresit dhe arriten ne keto perfundime:
-Qeveria kishte vepruar ”jashte tagrit dhe programit qe i ashte dhane prej Kongresit te Durresit“. “Ajo ishte munduar te pengonte mbledhjen e senatit te vendosur prej Kongresit”. “Keto veprime kishin shkaktuar anarki” ne te gjitha trevat e Shqiperise dhe e gjithe kjo politike e ndjekur prej saj “shtini ne nje situacion te keq gjendjen politike te Shqiperise“. Duke u nisur prej ketyre arsyeve, u vendos rrezimi i qeverise se Durresit me 45 vota pro dhe 6 kunder. Me nje ze te perbashket, u zgjodh delegacioni per ne Konferencen e Paqes, i perbere prej Luigj Bumcit , Mehmet Konices dhe Mihal Turtullit. Ndersa kryesia u la te zgjidhej midis tyre. Po perpunohej ideja se duhej qe shqiptaret te mbeshteteshin ne forcat e gjalla te tyre per te perballuar politiken e fuqive europiane, ndersa ne dhjetediteshin e trete te janarit ishte hidhur parulla se ”jemi te zote me i mbrojte te drejtat tona, jeten tone, me fuqine tone“. Kongresi terhiqte vemendjen e botes se qyteteruar per marrjen neper kembe te parimeve te shpallura nga Presidenti Ëillson prej perfaqesuesve e qeverive te Antantes. Ai protestoi kunder vendimit qe denonte nje komb, nga me te vjetrit e Europes, “t’i nenshtrohej nje vendi tjeter, duke u bere keshtu loder e imperializmit te nje fuqie fqinje”.
Kuvendi kerkonte nje pavaresi te ”plote me kufijte etnografik dhe natyrore duke ndrequr padrejtesite e bera ne Kongresin e Berlinit dhe nga Konferencen e Ambasadoreve ne 1913”. Po ashtu, “kuvendi kishte vendosur te mos njihte asnje mandat ose protektorat te huaj duke i dhene fund mjerimit, per t’u bashkuar ne rrrugen e “paqes dhe te harmonise me shtetet fqinje“. Ne proklamaten e hartuar, e cila ju dergua Konferences se Paqes, Senatit amerikan dhe qeverise italiane, u mor vendimi qe te ruhej forma e qeverisjes monarkike te shtetit. Per kete arsye, u ”formua nje keshill regjence” i perbere nga Imzot Bumçi, Aqif Biçaku (Elbasani), Abdi bej Toptani dhe Mihal Turtulli. Ky keshill i larte do te perfaqesonte kryetarin e shtetit shqiptar derisa forma e regjimit te percaktohej perfundimisht nga nje asamble kushtetuese. Sipas “Albania“, anetaret e qeverise se re ishin Sulejman Delvina, kryetar i kabinetit, Mehmet Konica, minister i puneve te jashtme, Ahmet Bej Mati, minister i puneve te brendshme, Sotir Peçi, minister i arsimit, Esheref Frasheri, minister i puneve botore, Idhomene Kosturi, minister i postes dhe i telegrafes, Hoxhe Kadri Prishtina, minister i drejtesise dhe Noka i financave. Kurse detyrat e pushtetit legjislativ, pra te parlamentit, do t’i kryente Keshilli Kombetar, qe perbehej nga 37 anetar, i cili u zgjodh nga Kongresi dhe u quajt senat. Kjo ishte njekohesisht nje menyre legjitime qe mundesoi shfuqizimin e statusit te 29 korrikut 1913, i cili e vinte Shqiperine dhe organet e saj vendore nen kontrollin e Fuqive te Medha Europiane dhe hidhte bazat e nje shteti shqiptar te pavarur.
Kongresi, duke percaktuar bazat e nje politike kombetare, diti te pajtoje interesat reale te vendit me gjendjen shpirterore te shqiptareve ne ate kohe. “Albania” e asaj kohe pasqyron se si ”kombi shqiptar pa vene re klasa, fe, as far dhe as fis, rrezoi qeverine e vjeter nga shkaku se nuk ishte e zonja te qeverise vendin“
Pra, arrihet qarte ne perfundimin se Qeveria e Durresit, duke qene se kishte vepruar jashte programit te caktuar ne Kongresit te Durresit dhe kish aplikuar nje politike proitaliane, kishte veshtiresuar se tepermi gjendjen politike te Shqiperise duke krijuar kontradiktata ndershqiptare.