Tirana 66 kampionate - 22 tituj
08/05/2005 Bardheblutë janë shpallur dje kampionë të Shqipërisë, për të tretën herë radhazi dhe të tetën herë në 15 vitet e fundit
Tirana është shpallur për herë të 22-të, kampione e vendit, në një kampionat që e ka merituar, duke dominuar ndaj çdo ekipi dhe duke treguar edhe njëherë se është skuadra më e mirë për momentin në Shqipëri. Ky është sezoni i tretë radhazi që bardheblutë dalin kampionë, pasi e kishin bërë një gjë të tillë edhe në sezonin 2002- 03 dhe 2003-04. Por këtë vit, kurorëzimi me titullin kampion nga ana e Tiranës, nuk vjen më në javën e fundit, por kur kanë ngelur edhe dy javë nga fundi i kampionatit. Gjatë gjithë këtij sezoni, bardheblutë kanë bindur me lojën e tyre, duke hyrë dhe duke dalë nga fusha si kampionë të mëdhenj, megjithë disa lëkundje që kanë pësuar, por që janë normale për një kampionat si ky yni dhe me këtë infrastrukturë që vazhdon të lërë për të dëshiruar. Rivali i vetëm i Tiranës për këtë sezon ka qenë Elbasani, i cili ishte padyshim edhe surpriza e re e kampionatit të 66-të kombëtar të futbollit. Ky ishte gjithashtu edhe viti i parë që Tirana nuk ishte më në drejtimin e presidentit egjiptian, El Sajed, por të katër donatorëve, Shefikat Ngjela, Avni Nuri, Refik Halili e Agron Papuli, të cilët padyshim kanë një pjesë të meritave për gjithçka që ka arritur kjo skuadër deri tani. Vera ishte e nxehtë për skuadrën bardheblu, si në fushë ashtu edhe në zyra, ku pas eliminimit nga Kupa e Kampionëve, pasi kishte kaluar turin e parë, asaj iu desh të ndryshonte edhe krerët. Vendin e egjiptianit e zunë një grup donatorësh, të cilët premtuan se do të ndërtonin një skuadër të madhe. E në fakt ashtu ndodhi. Rreth 1 miliard lekë të hedhura nga donatorët bardheblu duket se ishin të mjaftueshme, për të ndërtuar një ekip, i cili përveçse do të dominonte në kampionatin shqiptar, do të linte shenjë edhe në Kupat e Evropës. Deri tani duket se objektivi kryesor i drejtuesve bardheblu është realizuar, pasi Tirana fitoi titullin, kur duhen edhe 180 minuta për t’u luajtur. Por festa e bardhebluve, e cila ka nisur dje në Durrës, nuk do të zgjasë shumë, pasi të mërkurën Tirana do të synojë të marrë edhe trofeun e dytë në kampionatin shqiptar. Në “Ruzhdi Bizhuta”, bardheblutë do të luajnë sërish kundër Teutës për të bërë për herë të parë “bis” trofesh, pas sezonit 1998-99, ku mori kupën dhe kampionatin. Por ashtu siç kanë deklaruar edhe donatorët bardheblu, kur morën detyrën në krye të Tiranës, kjo skuadër me lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, ku disa prej tyre luajnë edhe me Kombëtaren, nuk do të mjaftohet vetëm me kampionatin. Në korrik do të fillojë edhe Champions League, ku Tirana nuk duhet të përsërisë më gabimet e sezoneve të kaluara. Një skuadër e ndërtuar me futbollistë të këtij kalibri dhe me pagat më të larta në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon, duhet të bëjë një paraqitje të mirë, edhe në kompeticionin prestigjoz evropian. Një tur i kaluar në dy sezonet e fundit është pak, për një skuadër të tillë. Por gjithsesi është ende herët, për të menduar për Evropën.
Flasin kampionët
“Të pangopur”, duam dhe Kupën
Altin Rraklli: “Eshtë hera e parë që kam dalë kampion. Gëzimi i kampionatit është i madh. Uroj të gjithë çunat për këtë sezon shumë të mirë. Eshtë një dhuratë që më kanë bërë ata mua. I falenderoj të gjithë, sepse ata më kanë ndihmuar shumë që të jem këtu”.
Devi Muka: “Janë momente që ne i kemi provuar dhe kjo nuk është hera e parë. Jam i gëzuar, sepse ishte një vit i vështirë për të gjithë ekipin”.
Sajmir Patushi: “Kënaqësia është e dyfishtë, sepse të gjithë kanë dhënë maksimumin. Shpresojmë që të vazhdojmë të fitojmë si tani”.
Alban Tafaj: “Besoj se të gjithë janë të gëzuar që ne jemi shpallur kampionë. Shpresojmë që të mërkurën, të marrim edhe Kupën e Shqipërisë”.
Isli Hidi: “Eshtë një ditë shumë e veçantë për ne. Shpallemi për të tretin vit radhazi kampionë. Përgëzoj të gjithë çunat që kanë luftuar këtë vit. Shpresojmë të marrim edhe kupën, sërish kundër Teutës”.
Elvis Sina: “Eshtë kënaqësi e madhe që marrim titullin kampion për herë të tretë rresht. Kemi patur një punë intensive dhe me mbështetjen e stafit dhe donatorëve arritëm të fitojmë titullin”.
Egert Bakalli: “Jam shumë i emocionuar pasi pas një kalimi te Dinamo, u riktheva te Tirana, me një titull kampion”.
Rezart Dabulla: “Ky është titulli i pestë që marr me Tiranën. Këto vitet e fundit kemi dalë tri herë rresht kampionë dhe jemi mësuar, por në çdo vit fitimi i titullit ka kënaqësinë e tij. Pavarësisht se gjatë vitit kemi patur edhe ndonjë lëkundje të vogël arritëm të shpalleshim kampionë. Tani kemi përpara kupën, më pas
të shohim”.
Histori
1920 Themeluar më 16 gusht
1920 Emërohet "Agimi"
1927 Emërohet "SK Tirana"
1930 Debutimi në Kampionat
1947 Emërohet "17 Nëntori" me rastin e ditës, në të cilën qyteti i Tiranës u çlirua nga pushtuesit gjermanë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (17 Nëntor, 1944)
1949 Emërohet "Tirana"
1951 Emërohet "Puna"
1958 Riemërohet "17 Nëntori"
1991 Riemërohet "SK Tirana"
Titujt kampionë të Tiranës
Sezoni Skuadra Pikët Trajnerët
1930 SK Tirana 14 Selman Stërmasi
1931 SK Tirana 5 Selman Stërmasi
1932 SK Tirana 13 Selman Stërmasi
1934 SK Tirana 21 Selman Stërmasi
1936 SK Tirana 25 Selman Stërmasi
1937 SK Tirana 35 Selman Stërmasi
1964-65 17 Nëntori 31 Myslym Alla
1965-66 17 Nëntori 38 Myslym Alla
1968-69 17 Nëntori 45 Myslym Alla
1969-70 17 Nëntori 44 Myslym Alla
1981-82 17 Nëntori 37 Enver Shehu
1984-85 17 Nëntori 39 Enver Shehu
1987-88 17 Nëntori 48 Shyqyri Rreli
1988-89 17 Nëntori 48 Shyqyri Rreli
1994-95 SK Tirana 44 Shkëlqim Muça
1995-96 SK Tirana 55 Sulejman Mema
1996-97 SK Tirana 46 Enver Shehu
1998-99 SK Tirana 61 Sulejman Mema
1999-00 SK Tirana 52 Shkëlqim Muça
2002-03 SK Tirana 60 Fatmir Frashëri
2003-04 SK Tirana 80 Mirel Josa
2004-25 SK Tirana 81 * Sulejman Starova
* deri tani ka 81 pikë, kur duhen edhe dy ndeshje që të mbyllet sezoni 2005-05
TIRANA NE KUPAT E EVROPES
Kampionat Kupa të Shqipërisë Ndeshje Ndërkombëtare Pjes. Nd F B H GSH GP
22 Tituj 12 Trofe Champion League 10 28 6 3 19 29 47
Kupa UEFA 5 10 1 1 8 8 25
Intertoto - - - - - - -
Kupa e Kupave 3 10 4 1 5 9 16
Kupa Ballkanike 7 18 5 4 9 24 22
LIBRI I ARTE I KAMPIONATIT
Sezoni Skuadra
1930 SK Tirana
1931 SK Tirana
1932 SK Tirana
1933 Skënderbeu Korçë
1934 SK Tirana
1936 SK Tirana
1937 SK Tirana
1945 Vllaznia Shkodër
1946 Vllaznia Shkodër
1947 Partizani Tiranë
1948 Partizani Tiranë
1949 Partizani Tiranë
1950 Dinamo Tiranë
1951 Dinamo Tiranë
1952 Dinamo Tiranë
1953 Dinamo Tiranë
1954 Partizani Tiranë
1955 Dinamo Tiranë
1956 Dinamo Tiranë
1957 Partizani Tiranë
1958 Partizani Tiranë
1959 Partizani Tiranë
1960 Dinamo Tiranë
1961 Partizani Tiranë
1962-63 Partizani Tiranë
1963-64 Partizani Tiranë
1964-65 17 Nëntori Tiranë
1965-66 17 Nëntori Tiranë
1966-67 Dinamo Tiranë
1968-69 17 Nëntori Tiranë
1969-70 17 Nëntori Tiranë
1970-71 Partizani Tiranë
1971-72 Vllaznia Shkodër
1972-73 Dinamo Tiranë
1973-74 Vllaznia Shkodër
1974-75 Dinamo Tiranë
1975-76 Dinamo Tiranë
1976-77 Dinamo Tiranë
1977-78 Vllaznia Shkodër
1978-79 Partizani Tiranë
1979-80 Dinamo Tiranë
1980-81 Partizani Tiranë
1981-82 17 Nëntori Tiranë
1982-83 Vllaznia Shkodër
1983-84 Labinoti Elbasan
1984-85 17 Nëntori Tiranë
1985-86 Dinamo Tiranë
1986-87 Partizani Tiranë
1987-88 17 Nëntori Tiranë
1988-89 17 Nëntori Tiranë
1989-90 Dinamo Tiranë
1990-91 Flamurtari Vlorë
1991-92 Vllaznia Shkodër
1992-93 Partizani Tiranë
1993-94 Teuta Durrës
1994-95 SK Tirana
1995-96 SK Tirana
1996-97 SK Tirana
1997-98 Vllaznia Shkodër
1998-99 SK Tirana
1999-00 SK Tirana
2000-01 Vllaznia Shkodër
2001-02 Dinamo Tiranë
2002-03 SK Tirana
2003-04 SK Tirana
2004-05 SK Tirana
Fituesit e Kampionatit
22 herë – Tirana
16 herë – Dinamo
15 herë – Partizani
9 herë – Vllaznia
1 herë – Skënderbeu
1 herë – Labinoti
1 herë – Flamurtari
1 herë – Teuta