E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana fitore, Kampione dhe festë

08/05/2005  Tirana siguron edhe matematikisht titullin në “Niko Dovana”, megjithëse tifozët e ardhur nga Tirana ishin të pakët. Pjesa e parë në fillim ka folur për Teutën që i afrohet portës tiranase tri herë, dy herë me anë të Mancakut dhe një herë me anë të Sakajt, i cili kishte një rast të pastër shënimi. Megjithatë, Tirana e kontrollon lojën dhe që në zbritjen e parë të rrezikshme, shënon golin e parë e më pas në një tjetër zbritje, të dytin. Duket se Tirana, me dy zbritje e ka zgjidhur takimin, por 11-metërshi i kthyer në gol nga Xhafaj, shqetësoi kampionët që zbresin lirisht, duke mos hasur pengesë në mbrojtjen durrsake dhe shënojnë edhe golin e tretë, por i përhershmi Xhafaj, shënon një tjetër gol për Teutën që duket sikur do të hapte takimin në pjesën e dytë, por kjo nuk ndodhi. Pjesa e dytë është luajtur me një ritëm shumë të ulët e raste të pakta nga të dyja skuadrat. Tirana duket sikur stërvitet, sepse ka shënuar me lehtësi edhe dy gola të tjerë, ndërsa nuk mendon shumë për të rrezikuar dhe i ndërton ngadalë aksionet. Megjithatë në çastet e fundit, Xhafaj ka shënuar një gol tjetër, për të mos e mbyllur në një diferencë të thellë takimin. Në fund të takimit futbollistët e Tiranës u përshëndetën për fitimin e titullit kampion nga fare pak tifozë, diçka e trishtueshme për një kampionat, i cili gjithsesi nuk fali emocione.Ky takim vlen vetëm për t'i siguruar matematikisht titullin kampion, Tiranës dhe për sulmuesin durrsak Xhafaj, që me tre golat e shwnuar pretendon titullin e golashënuesit më të mirë të këtij kampionati.

Thanë pas as ndeshjes

Sulejman Starova, trajner i Tiranës

“Është kurorëzimi me sukses i një pune të lodhshme gjatë gjithë vitit dhe jam i lumtur që kam dhënë kontributim tim në këtë titull të 22-tw të Tiranës. Unë falenderoj ekipin, stafin drejtues, donatorin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë titull kampion për Tiranën. Shkrirja e kualiteteve në frymën e ekipit ka bërë që Tirana të fitojë dhe shpresojmë të fitojmë edhe finalen e kupës. Megjithatë mendoj se Teuta në finalen e kupws nuk do të jetë kjo e sotmja, sepse në këtë ndeshje, ajo nuk dha maksimumin. Në kohë rekord, Teuta ka krijuar një grup të mirë që është kualifikuar për në UEFA dhe në finale besoj se ajo do të përgatitet ndryshe. Në lidhje me ecurinë në kupat e Europës, dëshira e të gjithëve është që Tirana të bëjë diçka në këto kupa por duhet punë duke filluar që nga infrastruktura dhe sjellja e futbollistëve si profesionistë gjatë gjithë vitit sepse skuadrat kundërshatre do të jenë të forta. Për momentin nuk kemi menduar se çfarë mund t’i shtohet skuadrës por

një gjë është e sigurt që ne do të bëjmë maksimumin për të vazhduar punën”.

Stavri Nica, trajner i Teutës

“Nuk jam aspak i kënaqur me mënyrën se si luajti ekipi sot dhe me impenjimin e pakët që kishte në fushë, megjithatë uroj Tioranën për këtë fitore por edhe në fitoren e titullit kampion. Megjithatë ekipi ynë nuk u paraqit mirë sot, mendoj se në ndeshjen finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, Teuta do të luajë më e mobilizuar dhe më me shumë shpirt gare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›