Kongresi në Pragë, PS zgjidhet anëtare e PSE-së
Partia Socialiste zgjidhet anëtare e PSE-së. Në ditën e dytë të punimeve të kongresit të të majtëve europianë, selia rozë njoftoi dje se Partia e Socialistëve Europianë zgjodhi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, anëtar të Presidencës së PSE-së.
Anëtarësimi i PS-së në PSE është përshëndetur nga kryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Martin Schultz.
"Sot në Pragë, Kongresi i Partive Socialiste asocioi Partinë Socialiste në familjen europiane socialiste. Ka shumë gjëra që duhen bërë në vitet që do të vijnë. Na duhet të përmirësojmë më tej jetën e qytetarëve tanë në të gjithë Europën, e sidomos në vendin tuaj", tha Shultz në një komunikim për mediat së bashku me kryesocialistin Edi Rama. Shultz vuri në dukje se ajo për të cilën ka nevojë është demokracia, drejtësia sociale dhe respekti për shtetin ligjor, parime këto të rëndësishme sidomos për Shqipërinë në këto momente. Edhe kryetari i selisë rozë u shpreh i kënaqur, duke e vlerësuar si një hap historik për Partinë Socialiste, pasi kjo parti tani është më afër BE-së.
"Ky është një moment historik për Partinë Socialiste, është moment historik për gjithë socialistët dhe progresistët shqiptarë, sepse ne sot jemi anëtarë me të drejtë vote të Partisë Socialiste Europiane. Pra, PSSH-ja është integruar në BE, duke u bërë pjesë e PSE-së me të drejtë vote, me përfaqësi në Kongresin dhe Presidencën e saj", tha ai. Rama vlerësoi se tanimë kjo është një mundësi që zëri i PSSH-së të dëgjohet në këtë strukturë të socialistëve dhe progresistëve europianë, që ka zëdhënësit e vet në Parlamentin Europian dhe mishëron idealet e këtij shekulli. Sakaq, Rama vërejti se PSE-ja është shprehur qartë në mbështetje të PSSH-së, në mbështetje të kërkesave legjitime, për të bërë transparencën e plotë të procesit elektoral të 28 qershorit, në mbështetje të një hetimi të thellë dhe të plotë parlamentar, duke filluar nga transparenca e kutive të votimit. "Është shumë e rëndësishme sot, që socialistët dhe progresistët shqiptarë kanë marrë këtë mbështetje dhe duke filluar nga sot ne jemi pjesë e kësaj Partie Socialiste të europianëve në gjithë hapësirën e BE-së, e cila mbron të drejtat tona, e cila është avokate e lirive dhe njëkohësisht e të gjitha të drejtave ligjore, kushtetuese, qytetare të të gjithë atyre që e përbëjnë këtë forcë të madhe", tha ai.