Pas zgjedhjeve demokratët fillojnë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar
Nisin lëvizjet për postet drejtuese në parti. Rivalitet për postet e anëtarëve të Kryesisë
Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare demokratët kanë nisur punën për të përgatitur mbledhjen e Kuvendit të 9-të Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi, në bazë të Statutit, mblidhet një herë në katër vjet dhe parashikohej të mbahej në fund të muajit prill, por zhvillimi i tij u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Megjithëse fitorja në zgjedhje duket sikur e ka mjegulluar përgatitjen e Kuvendit, burimet nga selia blu pohojnë se ai do të mbahet në fund të muajit gusht, duke i paraprirë krijimit të qeverisë së re. Demokratët në këtë Kuvend do të rimandatojnë kryetarin e Partisë, Sali Berishën, duke e zgjedhur sërish në krye të PD-së edhe për katër vitet e tjera. Në Kuvendin Kombëtar të PD-së do të votohet për programin politik të partisë, me të cilin do të qeverisë vendin për katër vitet në vazhdim, si dhe do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në bazë të Statutit, anëtarët e Këshillit Kombëtar votojnë dhe zgjedhin anëtarët e Kryesisë qendrore si dhe sekretarët e partisë. Ajo që ka filluar të lëvizë është përpjekja e figurave të PD-së për të marrë një post në Sekretariatin e kësaj partie apo në Kryesinë qendrore, që është organi më i lartë vendimmarrës i PD-së.
Ndryshimet
Prej kohësh është folur në strukturat e Partisë Demokratike për një reformë të kupolës drejtuese të partisë, çka përfshin zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë qendrore si dhe zgjedhjen e individëve të rinj në postet e sekretarëve. Po kështu është folur dhe për ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake, ide kjo që është vendosur të diskutohet gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Këto ide kanë qarkulluar në PD, veçanërisht pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, ku demokratët humbën në qytetet kryesore. Vetë kryetari i partisë, Sali Berisha, deklaroi për mediat se ka ardhur koha e një reforme të gjerë brenda PD-së. Burimet bëjnë të ditur se i gjithë procesi zgjedhor për postet drejtuese brenda partisë është shtyrë qëllimisht pas zgjedhjeve parlamentare në mënyrë që të mos krijonte konflikte dhe përçarje brenda partisë. Ndaj duket se tani është momenti për këtë reformë, e cila mendohet se do të prekë postin e sekretarit të Përgjithshëm, postet e nënkryetarëve si dhe postet e sekretarëve të tjerë, siç është ai për çështjet ligjore, si dhe sekretarin Organizativ.
Emrat
Kryeministri Berisha ka treguar shpeshherë për zgjedhjen e figurave të reja dhe promovimin e tyre me poste të rëndësishme edhe në qeveri. Të njëjtën gjë pritet të bëjë dhe me PD-në. Burimet bëjnë të ditur se për postin e sekretarit të Përgjithshëm, post që prej shumë kohësh është mbajtur nga Ridvan Bode, pritet të kandidojnë figura të reja, siç është Sokol Olldashi. Ky i fundit u tërhoq nga posti i kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës duke i hapur rrugën Aldo Bumçit, ndërkohë që ka si ambicie postin e sekretarit të Përgjithshëm. Por ambicie për këtë post ka shprehur publikisht edhe Arben Imami. Ndërkaq, në diskutim është dhe posti i sekretarit për Çështjet Ligjore, që është mbajtur për disa vite nga Ilir Rusmali. Por, angazhimi i këshilltarit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor mendohet se ky post në PD do t’i lihet pikërisht këtij juristi të ri që e përfaqëson PD-në edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor. Burimet bëjnë të ditur se ekziston një skemë e tillë lëvizjeje që Lulzim Basha të marrë postin e nënkryetarit të PD-së dhe kryetarit të Grupit Parlamentar në mënyrë që të forcojë figurën politike. Por ky i fundit nuk do të marrë post qeveritar. Pra kjo është një nga skemat që qarkullon në qarqet e PD-së. Po kështu, në reformën që pritet të ndërmerret në postet drejtuese të PD-së do të diskutohet dhe për postin e sekretarit Organizativ të PD-së, një post ky është drejtuar nga Flamur Noka. Ky i fundit, në zgjedhjet e qershorit, fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Kukëst. Duke pasur parasysh se posti i sekretarit Organizativ ka një rëndësi të veçantë, mendohet se për këtë post do të emërohet një anëtar PD-së që nuk është deputet dhe që do ta ketë angazhim parësor organizimin e partisë.
11 Korrik 2009