E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurojme me arroret. Berisha Fidane falas per fermeret

Mbështetje me të gjitha format e mundshme do të ketë për fermerët të cilët përfshihen në mbjelljen dhe kultivimin e ullirit dhe drurëve arrorë. Kryeministri i vendit gjatë vizitës në Valias, ku ndodhet sera e prodhimit të fidanëve të ullirit e Universitetit Bujqësor tha se vendi ynë ka kushtet e përshtatshme për të konkuruar në prodhimin e arrorëve.

“Fidanët e parë të ullirit të prodhuar në këtë impiant apo serrë me një kapacitet prej 500 mijë fidanësh në vit janë të gatshme për treg. Në fakt nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë këto do tu jepen falas fermerëve. Synojmë në katër vjet të mbjellim 20 mijë rrënjë ullinj. Projekti i arrorëve do të jetë një projekt disa herë më masiv se projekti i ullirit. Ne mund të jemi shumë konkurruese në mënyrë të padiskutueshme me arrorë ndaj dhe duhet të mbjellim sa më shumë në mënyrë që të pushtojmë tregun e pafund europian me arrorë”- tha Berisha.

Kryeministri tha se nuk do të ketë pengesa në financimin e ngritjes së strukturave moderne për të ndihmuar ngritjen e një zinxhiri të plotë për kultivimin e ullirit dhe arrorëve. Kryeministri, në prani dhe të ministrit të Bujqësisë përmendi dhe projektin për shegën.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›