E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurs per shqipen Eagle shpall kater nxenesit fitues

Katër nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme janë shpallur fitues në një garë që kishte si qëllim nxitjen e të shkruarit pastër të gjuhës shqipe. Konkursi i organizuar dhe financuar nga kompanitë Eagle Mobile dhe Albtelecom, nën moton “Shkruajmë Bukur Shqipen Tonë” është hapur para disa muajsh. Fituesit janë shpërblyer me 500 euro secili dhe ishin nga Durrësi, Tirana dhe Korça.

“Gjuha është një komponent i rëndësishmë për nxënësit dhe njeriun, pasi mbi të gjitha përmes gjuhës njeriu shpreh në mënyrën më të mirë veten. Të gjitha marrëdhëniet nisin me gjuhën. Edhe një luftë nis dhe ndalon përmes gjuhës”- tha Orhan Coskun, drejtori i përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe drejtues të sistemit arsimor. Drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu falenderoi kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile për mbështetjet që japin për të ardhmen e fëmijëve.

 Projekti që ishte i bazuar në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe u shpall në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare dhe u synua nxitja dhe motivimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare në krijimtari dhe përdorimin korrekt të gjuhës shqipe.

Projekti “Shkruajmë Bukur Shqipen Tonë”, është pjesë e nismës vjetore të shpallur nga Eagle Mobile “Dorë për Dore me Arsimin”.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›