Pasurite zyrtare hetim ne bankat jashte shtetit

Asistence ne hetimin e pasurive te fshehura nga zyrtaret jashte vendit kerkoi kreu i Institutit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, nga Misioni i Asistences Policore te BE, PAMECA. Inspektoriati i verifikimit te pasurive ka konstatuar raste konkrete te fshehjes se pasurive te zyrtareve jashte vendit dhe ka nisur hetimine tyre me mbeshtetjen e PAMECA-s.
“Kryerje verifikimesh të mëtejshme apo hetim i këtyre pasurive është i nevojshëm, por njëkohësisht është një proces pune i cili paraqet vështirësi. Për këtë arsye është kërkuar ndërmjetësimi dhe mbështetja e misionit PAMECA për kryerjen e verifikimeve jashtë territorit të Shqipërisë. konkretisht, këto verifikime aktualisht kanë filluar me analizimin e disa rasteve konkrete në bashkëpunim me ekspertët e këtij misioni që ekzistojnë pranë institucionit tonë”- tha Llalla.
Ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, u shperh se asistenca e misionit PAMECA per policine e shtetit, ka rritur performancen e kesaj te fundit ne garantimin e rendit, luften kunder krimeve të renda e krimit te organizuar.
"Nevojitet nje bashkepunim me i forte dhe nje shkembim me i mire i informacionit mes doganave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me qellimim qe lufta kunder korrupsionit ne administraten publike te jete efikase. Zgjatja e mandatit te misionit PAMECA 3 edhe me 1 vit eshtë nje mundesi e mire per policine e shtetit, ne permbylljen e standarteve evropiane dhe shenimine te tjera arritjesh në luften kunder krimeve te renda dhe krimit te organizuar”- tha Sequi.
“Sot të gjithë qytetarët shqiptarë ndihen me një besim shumë herë më të rritur ndaj policisë së shtetit. Nga ana tjetër ne do të rrisim akoma më shumë besimin e partnerëve tanë për ta konsoliduar akoma më shumë këtë bashkëpunim, këtë bashkërendim, këtë partneritet”- tha ministri i Brendshëm Bujar Nishani.
Misioni i BE qe asiston policine shqiptare, PAMECA, do te qendroje edhe nje vit ne Shqiperi duke ofruar kualifikim dhe asistence per strukturat e policise.
Denada Shkodrani