E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e shiut bllokojne punen ne portin e Durresit

Rreshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë pezulluar përkohësisht punën në portin më të madh të vendit në Durrës. Në kalatat nr 4 dhe 5 të portit, elektrovinçat u stakuan për afro tre orë, pasi rreshjet e dendura të shiut nuk kanë lejuar përpunimin e anijeve.

Të gjitha anijet tregtare të akostuara në këto kalata kanë pritur deri në përmirësimin e motit, për të rifilluar më pas punën. Rreshjet e shiut kanë penguar vetëm përpunimin e anijeve në sektorin e ngarkim shkarkimit, ndërsa lundrimi i trageteve nuk është ndikuar nga moti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›