E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: Ja idetë më të mira për të ecur përpara

Pas muajsh të tërë kritikash të panumërta për reformën në sistemin shëndetësor, Presidenti amerikan, Barak Obama, do të përpiqet të bindë ligjvënësit amerikanë të pranojnë idetë e tij për reformat në këtë sistem. Në fjalimin e tij të radhës në Kongres, Presidenti afro-amerikan tha se ai do të ofronte shumë qartësi lidhur me mënyrën më të mirë për të ecur përpara në këtë drejtim. Detyra më e vështirë për të do të jetë bindja e anëtarëve të Kongresit, sidomos republikanëve, që do të kërkojnë detaje rreth një prej çështjeve më delikate të administratës "Obama", që ka ndarë opinionin publik në vend, se propozimi i tij për një sigurim shëndetësor të kontrol-luar nga qeveria është krejtësisht i mundur. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, "ABC News", përpara një fjalimi kyç në Kongres, ai tha se ishte i hapur para ideve të reja dhe nuk do të ishte "i ashpër dhe ideologjik". Presidenti Obama argumenton se programi i tij do nxisë konkurrencën mes kompanive private të sigurimeve, ndërsa shumë kritikë mendojnë se plani i tij do t‘i vendosë sigurimet shëndetësore nën kontrollin e qeverisë. Po ashtu ai do të hedhë poshtë zërat mbi të ashtuquajtu-rat "komisionet e vdekjes", që do të vendosin se kush kualifi kohet për kujdes shëndetësor, si dhe frikën se ky program mund të rrisë defi citin e buxhetit federal. "Ky mund të jetë një prej fjalimeve më të rëndësishëm me të cilët jemi përballur", tregojnë analistët. Mendohet se mijëra amerikanë do t‘i kenë drejtuar sytë nga televizori për të ndjekur drejtpërsëdrejti atë që Obama do të thotë për një prej çështjeve që lidhet direkt me jetën e tyre. Ata duhet ta dinë se ky plan parashikon shpëtimin, sigurinë dhe stabilitetin për miliona njerëz që kanë sigurim shëndetësor. Po ashtu, për njerëzit që nuk janë të siguruar, por që kërkojnë ndihmën e qeverisë, analistët mendojnë se Obama duhet të tregojë me detaje planin se si ata të përfi tojnë më së miri dhe pa ndonjë kosto të lartë. Presidenti amerikan mendohet të fl asë edhe për koston që reforma në shëndetësi mund t‘i kushtojë qeverisë së tij dhe se koha për të vepruar është tani. Asnjë qytetar amerikan nuk mund të presë më shumë. "Qëllimi i këtij fjalimi është të sigurojë popullin amerikan se duhet të jenë të qartë mbi atë që ne po propozojmë. Mendoj se nuk duhet të ketë më asnjë dyshim se të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, do të bëjmë diçka këtë vit. Unë jam i hapur ndaj ideve të reja dhe kam si synim të zgjidh përfundimisht një prej çështjeve më të rëndësishme të amerikanëve", pati thënë Obama në një intervistë për një televizion amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›