Shkarkohet Leonard Jani si njeri i Metës
26/01/2005
Vjen Alfred Dhuli
DURRES - Megjithëse është folur shumë kohë më parë për lëvizjen e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare, Leonard Jani, vendimi i shkarkimit të tij është publikuar vetëm me fillimin e kësaj jave. Një ekip i Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit ka zhvilluar një takim me drejtuesit e sektorëve të kësaj drejtorie, ku edhe është komunikuar largimi nga funksioni drejtues i Janit. I pranishëm në këtë komunikim ka qenë edhe Jani, ndërkohë që ai thuhet se e ka pritur një vendim të tillë, pasi ai është cilësuar si ndër mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Motivet e shkarkimit nuk janë deklaruar, ndërkohë që nuk është publikuar as edhe emri i personit që do të marrë përsipër të drejtojë hekurudhën. Vetëm pak ditë pasi LSI është legalizuar në Durrës, socialistët kanë zhvilluar disa takime politike, duke kërkuar që të largojë nga postet drejtuese të gjithë mbështetësit e Metës. Jani ka qenë një ndër emrat në krye të kësaj liste i diskutuar për të lënë karrigen e drejtuesit, por është dashur disa kohë, derisa vendimi politik të kalonte në zyrat e ministrisë.
Burime nga brenda Drejtorisë së Hekurudhës pohojnë se Jani do të zëvendësohet nga Alfred Dhuli, porqë nuk është konfirmuar nga ekipi i Ministrisë së Transporteve, ekip që i komunikoi Janit largimin nga detyra pa motivacion të publikuar. Dhuli është ndër aktivistët e PS në Durrës dhe një ndër anëtarët e disa bordeve drejtuese të kompanive shtetërore, ku punon si ekspert i ekonomisë. Nga ana
tjetër thuhet se shkak për lëvizjen e Janit, i cili ka
marrë drejtimin e Drejtorisë së Hekurudhës tri vite më
parë, lidhet me tenderin e Urës së Limuthit.
Ndonëse nuk është konfimuar zyrtarisht një deklarim i tillë, bëhet e ditur se tenderi i kufizuar dhe shuma në 47.7 milionë lekë e kanë sakrifikuar Janin, ndërkohë që kjo shumë do të jetë e pamjaftueshme për t’i dhënë fund rikonstruksionit të Urës së Limuthit pas shembjes së pjesës tjetër të saj vetëm disa ditë pasi kishin filluar punimet. Strukturat e kësaj drejtorie janë bërë objekt edhe i shumë ankesave, kryesisht për mënyrën e organizimit të tenderave nga komisioni përkatës. Disa muaj më parë, disa firma vendëse e të huaja kanë kërkuar anulimin e një tenderi për blerjen e traversave, pasi komisioni qëllimisht i kishte lënë jashtë pjesëmarrjes, duke favorizuar në mënyrë të paligjshme një firmë, duke ngarkuar me përgjegjësi drejtorin Jani