E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurs poezie për Kongresin e Manastirit

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Posta Shqiptare organizon konkursin letrar të poezisë më të bukur kushtuar kësaj date historike. Në kuadrin e aktiviteteve të shumta të organizuara për këtë përvjetor, një rol luan edhe Posta Shqiptare, e cila do të angazhojë të gjithë nxënësit e shkollave të arsimit 9-vjeçar në pjesëmarrjen e konkursit të poezisë.

Konkursi i poezisë më të bukur për Kongresin e Manastirit është i hapur për të gjithë nxënësit. Pjesë e poezisë janë figurat historike që morën pjesë gjatë këtij kongresi, vendimet që u morën, pasurimi i gjuhës shqipe, dashuria për shkollën, apo alfabeti shqip. Këto janë disa prej temave të cilat i referohen poezisë. Për secilin fitues nuk do të mungojnë as çmimet përkatëse. Krijimet letrare pranohen deri në datën 20 nëntor, ndërsa janë të lirë të marrin pjesë të gjithë ata nxënës që jetojnë në Shqipëri apo dhe jashtë saj. Në Kongresin e Manastirit u thirr tubimi i dijetarëve shqiptarë më 14 nëntor-22 nëntor 1908 në manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i kongresit u zgjodh Mithat Frashëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›