Shqipëria, siç nuk e njohim
Në 55 shkrepje ai është përpjekur të sjellë më të mirën e vendit tonë. Bukuria natyrore është kryefjala e më pas edhe ajo arkitekturore. Një Shqipëri siç nuk e kemi parë apo njohur asnjëherë. Një Shqipëri ndryshe, për t‘i treguar vetes në radhë të parë, e më pas edhe të tjerëve, se ne kemi me çfarë të krenohemi.
Roland Tasho ka çelur në galerinë "Ibrahim Kodra", në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, një ekspozitë fotografike, titulluar "Peizazh". Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 6 nëntor, sjell për publikun rreth 55 fotografi me ngjyra. Në të gjitha këto imazhe është përmbledhur Shqipëria jonë. Fotografitë i përkasin gjithë sipërfaqes shqiptare, duke filluar që nga bregdeti, Alpet, qytete, vende arkeologjike etj. Kryesisht ato janë të para nga një këndvështrim i ri. Për "Peizazh", fotografitë janë kryesisht të reja, ndërsa fotografi ka dashur të sjellë edhe foto arkivi. Më e hershmja prej tyre i përket vitit 1986. Është një urë në qytetin e Beratit. Por ka më shumë akoma. Ka pamje të bukura shqiptare. Mahnitëse vërtet... "Vendi ynë vërtet është shumë i vogël, por peizazhi i tij është shumë i bukur, alpet tona janë të bukura, bregu jonë gjithashtu", komenton fotografi Tasho.
Roland Tasho, me fotografinë është marrë qysh prej vitit 1982. Thotë se është i "rastësishëm" në këtë profesion, edhe pse vazhdon ta dojë shumë. Pas kaq vitesh, tashmë ai e ka gjetur veten shumë mirë me fotografinë e fotografia gjithaq me të.
Për fotografin Roland Tasho kjo është ndër ekspozitat e para të këtij lloji për karrierën e tij. E quan si një rikthim në rininë e hershme, si atëherë kur peizazhi ishte objektivi kryesor i tij.
"Pas një periudhe të gjatë, rikthehem në pjesën e bukur të fotografisë, kthehem te natyra", thotë ai, ndërsa ndër duar kujdeset për disa foto të ekspozitës, në formate të vogla. Ka një mesazh në fakt në "Peizazh"-in e tij. "Ta promovojmë këtë shoqëri, që shumë pak e njohin. Shqipëria ka vende shumë të bukura", thotë Tasho. Por për një kohë të gjatë ai i është kushtuar fotografive, nëpërmjet të cilave ai rrëfente ndryshimet historike në vend. Ai dokumentoi çfarë ndodhi pas rrëzimit të sistemit komunist në vend, çfarë ndodhi me Shqipërinë pas vitit 1991. Në imazhet e tij solli ndryshimin e sistemit, mbërritjen e shqiptarëve të Kosovës... Varfëria zë një pjesë të shkrepjeve të tij po aq sa edhe të tjera plagë sociale në vend. Pas kësaj, fokusi i imazheve të tij u drejtua jashtë Shqipërisë, por gjithnjë kushtuar atyre, shqiptarëve. Roland Tasho përherë ka dashur ta promovojë vendin e tij; të tregojë fytyrën ndryshe të Shqipërisë dhe bashkëkombësve të tij. Asnjëherë nuk i ka pëlqyer që ata të identifikohen vetëm nëpërmjet kronikës së zezë e pasqyrimit me frazën "të gjithë shqiptarët njësoj janë".
"Pas ‘91-shit pati një dhjetëvjeçar kur ne fotografuam ndryshimet e mëdha historike në vend. Ishte një dhjetëvjeçar me vuajtje e me dhimbje. Por, tashmë mendoj se ka ardhur momenti të pasqyrojmë diçka ndryshe prej vendit tonë. Ne duhet të ndryshojmë", shton ai. Duke nisur që nga viti 2004, Tasho ka nisur të merret me një cikël fotografish që i kushtohen emigracionit shqiptar. Ka shkuar kudo: Itali, Greqi, Zvicër, Amerikë e Francë. Ai ka sjellë në vëmendje më të mirën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.
"Prej vitesh po merrem me përmirësimin e imazhit të emigrantëve tanë në botë. Këtë e kam ilustruar me foto përkatëse. Kam hapur ekspozita kudo i kam shkrepur këto foto, shoqëruar edhe me albumet përkatëse. Ne flasim shumë për përmirësimin e imazhit tonë në botë, por unë mendoj se në këtë rast një fotografi mund të flasë më shumë. Ajo i rrëfen këto përmirësime siç janë, ashtu të ngrira në një çast", tregon ai. Ciklin e fundit, fotografitë e emigrantëve të suksesshëm në Zvicër ai i ka promovuar fillimisht në Shqipëri. Shumë shpejt të njëjtën ekspozitë do ta çelë edhe në Zvicër. "Kam zgjedhur emigrantë të suksesshëm për t‘i pasqyruar në fotografinë time, për të treguar se ata nuk janë vetëm çfarë na tregon kronika e zezë. Më vjen keq që përballen me një shtyp që i denigron. Ne nuk jemi as më të mirë e as më të këqij se të tjerët", vazhdon më tej fotografi.
Edhe "Peizazh" në një farë mënyre është një nëndegë e kësaj iniciative që ai ka ndërmarrë prej vitesh tashmë. Nëpërmjet artit të tij, Roland Tasho dëshiron të ngrejë ura të reja lidhëse me vendet e tjera. Ashtu si nevoja për të prekur e evidentuar nga afër problemet dhe arritjet e bashkëkombësve tanë, edhe Shqipëria me natyrën e saj mahnitëse është ana e tjetër e medaljes. Ajo nuk ka vetëm varfëri, nuk ka vetëm probleme sociale. "Ekspozita ime është në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të imazhit të Shqipërisë", thotë Roland Tasho. E siç ka thënë edhe ambasadorja zvicerane në Shqipëri, "një fotograf ndërton ura. Puna e tij lidh njerëz. Duke i lidhur, ai na bën të dukshëm, pra të ndërgjegjshëm për njëri-tjetrin".