Lejlaja, ngjyra e Karlës përmbys besëtytninë
Është ngjyra e mungesës së qartësisë dhe dykuptimësisë, jo në sensin negativ, por nga pasiguria mund të lindin gjëra të reja dhe shumë pozitive. Lejlaja është një ngjyrë që nuk këshillohet në rastet e depresionit. Në natyrë ajo është pak e pranishme, por ushqimet lejla (frutat e pyllit, patëllxhanët etj...) janë të pasur me antioksidues. Lejlaja nuk e nxit oreksin, prandaj është e përshtatshme për ata që dëshirojnë të dobësohen, pikërisht sepse ndalon dëshirën e të ngrënit. Ajo është një ngjyrë e shenjtë dhe tepër fisnike.
E para që i theu rregullat ishte Karla Bruni Sarkozi. Me një indiferencë të jashtëzakonshme, Zonja e Parë e Francës u shfaq në një vizitë zyrtare me një fustan dhe pallto me ngjyrë lejla. Një vit më parë kjo ngjyrë konsiderohej si një përballje me besëtytnitë. Shkaku i gjithë këtij qëndrimi armiqësor varet nga dy faktorë. Faktori i parë lidhet me legjendën e famshme se lejlaja ndjell ters, sidomos në botën e teatrit (ajo është ngjyra e zbukurimeve të shenjta të përdorura në kreshmë, periudhë që në Mesjetë koincidonte me ndërprerjen e të gjitha spektakleve; për aktorët e teatrit ishte sinonim i papunësisë dhe nuk duhej të ishte e pranishme në asnjë vend). Faktori i dytë lidhej me motive estetike. Ekspertët kujtojnë se lejlaja nuk ngacmonte ndonjë emocion të fortë ashtu si sot. Gjithsesi mund të thuhej se efekti katastrofë hynte në fushën e hipotezave, ndërsa efekti nxirës ishte i qartë. Shuma e të dy faktorëve vlente më shumë se çdo censurë tjetër, kështu që tabuja vlente edhe për mobilimin e një shtëpie, zyre apo ndërtese. Duke qenë se konsiderohej si "tersndjellëse", lejlaja është refuzuar për vite me radhë nga arkitektët dhe firmat e mëdha të dizajnit.
Por sot kjo ngjyrë e ka rifituar rëndësinë dhe shkëlqimin e saj. Ka përmbysur legjendën që i prishi imazhin dhe shfaqet kudo. Kapotat, veshjet dhe aksesorët e ndryshëm i kanë dhënë sërish një shkëlqim të ri dhe shumë ëmbëlsi lejlasë. Gjithashtu është edhe ngjyra e vitit 2008. Por gjithë ky lartësim nuk ka ardhur rastësisht. Eleganca e jashtëzakonshme e Karla Brunit e ka bërë edhe më të pëlqyeshme këtë ngjyrë, edhe pse e preferuara e saj është një lejla pak larg nga ajo tradicionalja. "Color Carlà" është një ngjyrë mes lejlasë së hapur dhe të mbyllur që shkëlqen. Natyrisht që të gjitha femrat kanë zbuluar se falë këtij luku duken më sensuale.
Sipas stilistëve të "Haute couture" kjo ngjyrë është rrezatuese dhe u shkon jashtëzakonisht femrave. Ja dhe veshjet "efekt-sirene" të "Pucci"-t, "Iceberg"-ut dhe "Versace"-s, të cilave u bashkëngjiten aksesorët e "Gucci"-t, "Christian Dior"-it dhe
"Fred Perry", çantat e "Ferragamo"-s dhe "Vicktor
& Rolf". Pra, tashmë në gardërobën e femrave mbizotëron vetëm ngjyra lejla.
Nëse e keni të vështirë të zgjidhni ngjyrat që kombinohen me lejlanë, atëherë ja disa alternativa për t‘jua lehtësuar disi. Lejlaja kombinohet me jeshilen, të zezën, rozën, grinë, të bardhën. "Jeta e dytë" e ngjyrës lejla nis me veshjet, por përfundon brenda shtëpive. Firmat e dizajnit, të nxitura edhe nga sfilatat e fundit, e kanë të preferuarën e tyre. Kohët e fundit lejlaja është bërë pjesë e katalogëve. Të pasionuarit e kësaj ngjyre mund të blejnë divane, kolltukë e tavolina me forma e madhësi të ndryshme. Nëse i trembeni ndryshimit të modës, atëherë mund të zgjidhni thjesht një poltron "chic & shock" si ajo e "Myyour".