Papa paralajmëron shoqëritë moderne "pa Zot"
Papa Benedikti hapi të dielën një takim të rëndësishëm në Vatikan, duke vënë theksin mbi ato shoqëri aq moderne sa deklarojnë "vdekjen e Zotit" dhe ato kombe që po humbasin identitetin. Papa, 81-vjeçar, me origjinë gjermane, i bëri këto komente gjatë fjalës së mbajtur me rastin e një sinodi njëmujor të Kishës Katolike, ku marrin pjesë figura të rëndësishme të klerit katolik nga e gjithë bota. Në qendër të interesit të këtij takimi do jetë diskutimi i mesazhit të Zotit përmes Shkrimeve të Shenjta. Papa Benedikti vërejti se shumë kombe, "dikur të pasura në besim" tani "po humbasin identitetin, nën ndikimin e dëmshëm dhe destruktiv të kulturave të caktuara moderne".
Që nga zgjedhja në vitin 2005, Papa ka dhënë vazhdimisht alarmin mbi humbjen e identitetit të krishterë në pjesën më të madhe të shteteve më të zhvilluara të Evropës, duke nënvizuar domosdoshmërinë e rivendosjen e vlerave morale në arenën politike evropiane. "Janë ata, të cilët, pasi kanë arritur në përfundimin që ‘Zoti ka vdekur‘, e deklarojnë veten ‘zot‘ dhe zejtarë të fatit të tyre, dominues absolutë të botës". Përpjekjet për "ta lënë Zotin mënjanë" kanë sjellë në skenë arrogancën e pushtetit, padrejtësinë, shfrytëzimin dhe dhunën, shtoi Papa në Bazilikën e Shën Palit, në Romë. Më poshtë, gjatë fjalës, vërejti: "Kur njerëzit e shpallin veten zotërues absolutë të fatit të tyre ashtu si edhe të krijimit, a mund të ketë shoqëri ku mbretëron liria, drejtësia dhe paqja"?
Synimi i sinodit, i cili do t‘i nisë zyrtarisht punimet sot paradite, është debatimi i problematikave mbi Shkrimet e Shenjta dhe do të jetë i pari ku një rabin hebre do t‘i drejtojë fjalën një takimi të këtij rangu në Selinë e Shenjtë. Por risia është zbehur nga refuzimi i Pekinit për t‘u dhënë leje peshkopëve katolikë kinezë të marrin pjesë në sinod. Qeveria komuniste e Kinës nuk i lejon katolikët kinezë të njohin autoritetin e Papës dhe i detyron të jenë pjesë e organizatës katolike të mbështetur nga shteti. Mendohet se në Kinë numërohen 8 deri 12 milionë katolikë, të cilët janë të ndarë mes kishës së aprovuar zyrtarisht dhe kishës "së nëndheshme", që i mbetet besnike Papatit të Romës. Mungesa e pjesëmarrëse nga Kina shkaktoi habi, pasi ky vend ka lëshuar shenja pozitive në marrëdhëniet me Kishën Katolike gjatë këtij viti. Një klerik nga Hong Kongu përfaqësoi Papa Benediktin gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike të zhvilluara në Pekin gjatë muajit gusht, ndërkohë që në maj orkestra kombëtare e Kinës luajti për Papën një koncert të paprecedentë në ambientet e Vatikanit. Papa Benedikti i konsideron përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën si një prej synimeve kryesore dhe shpreson shumë se do arrijë të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me gjigandin aziatik. Ndërkaq, kinezët pretendojnë se marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë - të ndërprera dy vjet pas ngjitjes së komunistëve në pushtet, në 1949 - mund të rivendosen vetëm në rast se Vatikani mban qëndrim ndaj Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron renegat.