E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kontestet e kufirit me Malin e Zi, me demarkacion”

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha në një intervistë për një TV malazez, se kontestet e kufirit që kanë lindur me Malin e Zi do të zgjidhen me anë të demarkacionit të kufirit. “Nëse kemi ndonjë kontest eventual, kjo do të zgjidhet me anë të demarkacionit, ashtu që të dihet se ku është kufiri i Kosovës dhe ku është kufiri i Malit të Zi”, tha Sejdiu duke shtuar se aspektin teknik të kësaj çështje do ta zgjidhin ekspertët. Sejdiu ka kërkuar që të mos krijohet përshtypje se nuk ka klimë të mirë ndërmjet dy shteteve. “Aspektet teknike të çështjes do t`i zgjidhin ekspertët, ndërkaq nuk duhet krijuar përshtypja se nuk ka klimë të mirë mes dy vendeve tona”, tha ai. Vendosja e tabelës mes pikës kufitare Kosovë-Mali i Zi, ka shkaktuar zemërim te banorët e brezit kufitar, të cilët kanë protestuar ditë më parë, duke thënë se shenja lajmëruese ishte vendosur 5 kilometra brenda territorit te Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›