Perez: Pelegrini, i sigurt te Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pelegrini, i cili javëve të fundit ka qenë shumë i përfolur nga mediat spanjolle, nga presidenti “madrilen” Florentino Perez ka marrë garanci se deri në fund të sezonit nuk do të largohet nga posti. Këtë në mënyrë kategorike e ka thënë vet presidenti i Realit në një intervistë për RAI2, që është cituar nga EFE. “Ne jemi të kënaqur nga gjendja momentale. Ne duhet të kemi durim. Reali i Madridit do të përjetojë një sezon si në përralla. Ëndrra ime është që këtë sezon në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të luajmë me Milanin”, ka thënë Perez. Ndrëkohë nga ana tjetër trajneri nuk ka përfshiëë në ekip, për herë të dytë radhazi, kapitenin e dytë të Realit, Hoze Maria Guttierez – Guti. Mesfushori “madrilen” nuk bën pjesë në mesin e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së martës kundër Milanit në Ligën e Kampionëve. Trajneri kilian kishte një zënkë me Gutin të martën e kaluar pas përfundimit të pjesës së parë, në ndeshjen kundër Alkorkon në të cilën ndeshje “mbretërit” pësuan një disfatë të thellë 4-0. Mesfushori ofendoi Pelegrinin duke i nxjerrë gishtin e mesit. Trajneri nuk do të ketë as shërbimet e yllit portugez, Kristiano Ronaldo si dhe futbollistëve Kristof Metcelder dhe Esekiel Garaj.