Kontrabanda, bllokohen cigare në Malësi të Madhe
SHKODER - Një furgon me cigare kontrabandë u bllokua nga efektivët e Malësisë së Madhe të martën. Blutë vunë në pranga pronarin e mjetit, ndërsa drejtuesi i saj, i cili arriti t’i shpëtojë policisë është shpallur në kërkim. Sipas policisë, në një rrugë rurale të fshatit Zagorë u blloku furgoni “Fiat” Dukat me targë TR 95254 L, i braktisur i cili i përkiste Ervin Xhakës. Blutë kishin marrë informacion se me këtë furgon kryheshin transporte të mallrave kontrabandë në rrethin e Malësisë së Madhe. Kjo ndodhte në orët e vona. Shërbimet policore u vunë në ndjekje, derisa ata dalluan mjetin të lëvizte në rrugët e Koplikut. Ata u vunë në ndjekje për ta ndaluar. Por drejtuesi i saj, kur dalloi se po ndiqej devijoi rrugën, duke u futur në drejtim të Zagorës. Aty ai braktisi furgonin dhe u largua më këmbë. Policia bllokoi në mjetin që po ndiqte 43 koli cigare, nga të cilat, 29 koli të markës “MN” dhe 14 koli të markës “Respect”. Nga kontrolli paraprak i ushtruar në këto koli rezultoi, se ato ishin pa pullë fiskale. Policia bëri ndalimin në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës pronarin e mjetit, Ervin Xhaka, i cili pretendoi se ia kishin vjedhur furgonin. Por ai u arrestua për “Kontrabandë me mallra të akcizës” dhe “Kallëzimit të rremë”. Blutë shpallën në kërkim drejtuesin që braktisi mjetin. Burime policore bënë të ditur, se cigaret pa pullë fiskale mund të jenë futur nga Mali i Zi. r.d