E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga lazaratasit, dhunë ndaj policit

 

GJIROKASTER - Një i ri lazaratas dhunon policin e qarkullimit rrugor në mes të ditës dhe më pas arrestohet. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së të mërkurës në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”. Sipas burimeve zyrtare, punonjësi i policisë rrugore emri i të cilit nuk është emetuar për mediat, ka konstatuar parkimin e një automjeti paralel përbri bulevardit ku dhe komunikoi më pas me drejtuesin e xhipit për të lëvizur atë pasi ishte në pozicion kundravajtje. Drejtuesi i mjetit xhip me targa të Gjirokastrës 9280 B, nuk ka kundërshtuar duke zbatuar rrjedhimisht urdhrin e policit. Ndërkohë pasagjeri i cili ndodhej në sediljen e parme të automjetit të parkuar në kundravajtje Florian Shurdhi, 24 vjeç nga fshati Lazarat, ka filluar fyerjet në adresë të punonjësit të policisë dhe më pas duke e goditur me grushte në pjesën e fytyrës. Goditjet kanë qenë tepër të ashpra duke i shkaktuar policit rrugor të çara në pjesën e nofullës dhe në sy. Me ndërhyrjen e grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, i riu lazaratas është shoqëruar forcërisht për në ambientet e Komisariatit të Policisë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Shurdhi, kishte konsumuar dy vepra penale, atë të kundërshtimit me dhunë i punonjësit të policisë si dhe fyerje dhe goditje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Kanë mjaftuar këto akuza që ndaj lazaratasit 24 vjeçar, të hidheshin prangat duke e arrestuar atë në flagrancë.                                                      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›