Mozaik Arsimor
Ilir Beqja
Të shtunën, Partia Socialiste e Shqipërisë do të organizojë Konferencën Kombëtare për Arsimin. Gjatë përgatitjes së konferencës, shfletova edhe shënimet personale që kam mbajtur gjatë “Dialog me Shqipërinë” si në muajin e arsimit, ashtu edhe në muajt e tjerë të “Dialogut”. Në vijim do të përpiqem të paraqes disa momente që lidhen me problemet e arsimit shqiptar, duke u përpjekur të nxis debate që nuk mund të zhvillohen brenda një konference.
Zgjedhja e shkollës
Vajza ime, Deborah, mëson në klasën e 9-të të arsimit të detyrueshëm. Në familje ka nisur diskutimi se në cilën shkollë do të vijojë arsimin e mesëm. Ka një diskutim të parë nëse do të jetë shkollë publike apo jopublike. Për fat të keq, shumica e argumenteve në favor të zgjedhjes bazohen më shumë në faktorë jothelbësorë dhe jo në ato të cilësisë së shkollimit. Por, për fat të keq, në Shqipëri nuk ka akoma asnjë sistem shtetëror apo privat që të vlerësojë shkollat e ndryshme në Shqipëri apo që të rendisë ato.
Në zgjedhjen e shkollës së mesme për vajzën time, unë do të doja, veç të tjerash, të dija, së paku, se çfarë rezultatesh arrijnë në maturën shtetërore nxënësit e asaj shkolle, çfarë devijimi kanë në rezultatet e klasës së parë të shkollës së mesme kundrejt klasës së fundit të arsimit të detyrueshëm nxënësit e asaj shkolle, çfarë rezultatesh arrijnë në vitin e parë të arsimit universitar ish-nxënësit e të njëjtës shkollë.
Asnjë nga këta tregues nuk gjenden lehtësisht sot në Shqipëri. Unë mendoj se çdo lloj institucioni arsimor, publik apo jopublik duhet të ketë detyrimin të bëjë publike treguesit që paraqita më lart. Mund të ketë edhe tregues të tjerë. Ftoj lexuesit e interesuar që të shtojnë propozime të reja.
Këta tregues mund të përdoren edhe për të vënë në jetë një sistem të diferencuar të shpërblimit të mësuesve. Brenda një territori të caktuar, autoritetet arsimore mund të alokojnë një fond nga i cili përfitojnë ata mësues të arsimit të detyrueshëm, nxënësit e të cilëve kanë rezultate shumë të mira në klasën e parë të shkollës së mesme, apo ata mësues të arsimit të mesëm, nxënësit e të cilëve kanë dalë shumë mirë në vitin e parë të studimeve universitare.
Kultura
Situata e kulturës në Shqipëri është shqetësuese. Jeta kulturore në vend është e varfër. Akoma më e varfër është sa më shumë i largohesh Tiranës. Por edhe në Tiranë, jeta kulturore gjallon vetëm në disa institucione kombëtare. Thënë ndryshe, kjo jetë kulturore zhvillohet vetëm “brenda unazës”, ndërsa Tirana sot është një qytet shumë më i madh dhe sipas çfarë deklaron Bashkia e Tiranës, do të vijojë të rritet deri në vitin 2020. Përveçse e vakët, ajo që bie në sy lehtësisht është se ata që ndjekin jetën kulturore janë gjithmonë e më pak. Më e keqja është që të rejat e të rinjtë nuk i afrohen institucioneve kulturore. Nëse duam të zhvillojmë kulturën në Shqipëri, duhet medoemos “të fitojmë” rininë. Dhe për këtë unë mendoj se një rol thelbësor duhet të luajë shkolla. Kultura duhet të kthehet në një disiplinë të domosdoshme në arsimin parauniversitar. Nuk ka rëndësi se në çfarë aspekti të veçantë të kulturës dikush mëson. Nxënësi duhet të ketë lirinë që të zgjedhë, nëse do të mësojë arte pamore, artin skenik apo muzikë. Pra, pavarësisht se çfarë zgjedh të mësojë, nxënësi duhet të ketë detyrimin që kur të marrë maturën shtetërore të këtë edhe rezultatet e kulturës. Vetëm të rinj që arrijnë të njohin kulturën, të kuptojnë atë, do të kenë dëshirën të vizitojnë një sallon pikture apo një galeri arti, do të kenë dëshirë të ndjekin një shfaqje teatrale. Nëse do të rrisim kërkesën për jetë kulturore, atëherë kjo padyshim do të ushtrojë presionin pozitiv edhe mbi ofertën artistike dhe kulturore të vendit. Duke rritur konsumin e artit dhe kulturës, do të kemi më shumë prodhim kulturor dhe artistik.
Teknologjia e Informacionit
Kryeministri i vendit ka mëse dy vjet që deklaron me bujë për Shqipërinë në moshën e internetit apo Shqipërinë dixhitale. Në këto radhë nuk dua të polemizoj me kryeministrin për demagogjinë e tij të vazhdueshme. Mund të më thonë se ç’ka këtu për opozitë, përderisa qeveria po shpenzon për ngritjen në shkolla të kabineteve të informatikës. Por faktet tregojnë se, sot, pas dy vjetësh akoma në shkolla kabinetet e informatikës nuk kanë lidhje me internet. Kryeministri mund të kënaqet se deri në qershor 2009 kjo lidhje mund të vendoset dhe ai do të deklarojë se e ka mbajtur premtimin e tij. Por, për mendimin tim, shkolla ka një specifikë. Mund të vonosh ndërtimin e një rruge, por kur ajo mbaron përfitojnë të gjithë, pavarësisht nga mosha. Me shkollën është ndryshe. Brezat që nuk mësojnë çfarë duhet që në shkollë, janë destinuar të kenë boshllëqe gjithë jetën.
Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? Qeveria mund të kërkonte ndihmën e privatit në arritjen e qëllimit të saj shumë të mirë që nxënësit të mësojnë në moshën e internetit apo dixhitale. Mësimi i informatikës mund të zhvillohet në internet kafe. Zgjedhja e tyre mund të bëhet me kritere të ndryshme, nisur nga distance nga shkolla, numri i posteve të punës, siguria e furnizimit me energji elektrike, pagimi i rregullt i taksave, përdorimi i software-ve të licencuar. Mund të ketë edhe të tjerë. Por ku është avantazhi.
Teknologjia sot kushton. Por edhe evoluon shumë dhe shpejt. Dhe të rinjtë janë më të ndjeshmit ndaj këtyre ndryshimeve. Është e vështirë për buxhetin e shtetit të ndjekë ritmin e këtyre zhvillimeve teknologjike. Po ashtu duhet ngritur edhe një rrjet që mirëmban sistemet kompjuterike. Në kushtet e një rrjeti elektrik problematik, do të duhen edhe burime ushqimi të pavarura. Me të njëjtat lekë, mësimi i informatikës mund të bëhet në partneritet me privatin. Në fund të fundit, rëndësi ka që çfarë cilësi arrijmë me lekët publike të shpenzuara dhe jo aq shumë se në ç’mënyrë arrijmë tek kjo cilësi.
Mjeku specialist
Në maj 2008 prezantuam Enciklikën e Shëndetësisë. Në takimin prezantues ishin të ftuar edhe mjekë të njohur, shefa të shërbimeve të QSUT. Gjatë diskutimeve, një prej shefave (nuk më kujtohet se cili, por edhe nëse do të më kujtohej nuk do të jepja emrin, pasi nuk ka rëndësi cili ishte ai) tregoi me mburrje se në klinikën e tij kishin arritur të “prodhonin” X mjekë specialistë të asaj fushe, kur kapacitet e tyre për të bërë një gjë të tillë ishin për 60% të X-it. Unë mendoj se ne nuk duhet t’i vëmë klinikat universitare nën një presion të tillë. Personalisht, pa hyrë në gjynah, mendoj se të gjithë ata që janë specializuar në kushtet e mbingarkesës kanë dalë me një formim jo të plotë. Që do të thotë se në vitet në vijim do të kemi mangësi në shërbimin që do të ofrojë shëndetësia shqiptare në atë specialitet. Mangësi që do t’i vuajë shëndeti i shqiptarëve, mangësi që do t’i vuajë financimi i shëndetësisë, mangësi që do t’i vuajë administrimi i shëndetësisë. Ka ardhur momenti që ne të mos vijojmë të mbështetemi vetëm në forcat tona në përgatitjen e mjekëve të specializuar. Me forcat tona kam parasysh klinikat universitare të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Është e domosdoshme që ky fakultet të “prodhojë” aq sa ç’ka kapacitet optimal akademik. Për mungesat ne duhet t’i drejtohemi alternativave jopublike. Nëse ka një fakultet jopublik universitar të akredituar, le të financojmë me para publike formimin në fakultete jopublike. Pse jo të shohim edhe jashtë vendit. Është e rëndësishme që të interesohemi për cilësinë e produktit për të cilin janë investuar para publike dhe jo dhe aq shumë se cili është operatori që e prodhon këtë produkt.
Matematika
Edhe këtë vit akademik, në degën e matematikës nuk pati regjistrime aq sa ç’janë nevojat. Askush nuk kërkon më të bëhet mësues matematike. Unë vetë e kam mbaruar shkollën e mesme në vitin 1985. Deri në atë vit mësuesit e matematikës ishin nga figurat më me emër nëpër gjimnaze. Edhe kur pyesnim për gjimnaze të tjerë, nuk pyesnim për mësuesin e historisë apo anglishtes, por për atë të matematikës. Pas 20 vjetësh, për fat të keq, askush nuk do të bëhet mësues matematike. Sigurisht që nuk mund të shtrëngohet askush se çfarë do të bëjë në jetë. Por, politika nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për cilësinë e arsimit. Dhe me mësues të dobët matematike, jam i sigurt se nuk mund të ketë pas 5 apo 10 vjetësh nxënës me rezultate të pranueshme në arsim. Atëherë duhen nxitur të rinjtë të studiojnë për mësues matematike dhe duhen shpërblyer mësuesit e matematikës me atë rrogë që ky profesion të mbetet i kërkuar.
Në momentin që shteti vendos të mbështesë financiarisht studimet për matematikë, atëherë duhet të heqë tabunë që ky financim duhet të jetë vetëm në shkollat e larta publike. Siç e thamë edhe më lart, rëndësi ka cilësia e produktit për çdo lek të shpenzuar. Cili mund të jetë një kriter objektiv i paanshëm për cilësinë e një studenti në kushtet e konkurrencës midis shkollave të larta publike dhe jopublike. Të paktën, për matematikën mund të shërbejë eksperienca që vjen nga “kangourou”. “Kangourou” është një nismë e marrë nga mësuesit e matematikës së Australisë dhe që është përhapur edhe në Evropë. Bëhet fjalë për testime ndërkombëtare për nivelin e njohurive të matematikës në vite të ndryshme shkollimi. Nuk jam në gjendje të them që sot që mund zbatohet symbyllazi edhe në Shqipëri. Profesionistë të fushës duhet të thellohen në këtë propozim apo në të ngjashëm. Më shumë informacion për këtë konkurs ndërkombëtar mund të gjendet në www.mathkang.org. Në kërkimet e mija për “kangourou” më rezulton që në Itali ka filluar të zbatohet konkursi “kangourou” edhe për gjuhën angleze dhe teknologjinë e informacionit.