Vendimi i qeverisë për pronat tepër i vonuar

16/05/2005 Agim Toro shpreh shqetësimin në mungesën e vullnetit për të zbatuar legjislacionin për pronat
Mungesa e infrastrukturës për komitetin shtetëror të pronave bllokon punën
Vendimi i qeverisë për të nisur studimin për tokat e lira që do të përdoren për kompensimin e ish pronarëve, është shumë i vonuar. Pas urdhrit të nxjerrë katër ditë më parë nga qeveria, ku udhëzoheshin të gjitha ministritë që të mos ndërmerrnin asnjë veprim për tjetërsimin e pronës, pa marrë më parë një mendim të komitetit shtetëror, nuk ka vonuar dhe reagimi i anëtarit të këtij komiteti, Agim Toro. I kontaktuar nga “Metropol”, Toro shprehet se, një vendim të tillë qeveria shqiptare duhet ta kishte nxjerrë dy muaj pas miratimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të datës 29 korrik 2004. Përveç kësaj vonese në projektligjet e qeverisë, Toro sheh me shqetësim, dhe mungesën e vullnetit për t’i krijuar kushte normale pune komisionerëve të komiteteve vendore si dhe komitetit qëndror.
Deklarata
Pasi kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga miratimi i ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave, qeveria shqiptare, disa ditë pas kritikave të Bashkimit Evropian për të zbatuar legjislacionin, ka ndërmarrë vendimin që kërkon ndalimin e tjetërsimit të pronës së lirë, deri në përfundimin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky hap i ndërrmarë nga qeveria, është vlerësuar nga anëtari i komitetit shtetëror të kthimit dhe kompesimit të pronave, por “në të njëjtën kohë, ligji dhe zbatueshmëria e tij janë shkelur me të dyja kembët”, shprehet Toro. Ndërkohë që qeveria i ka kërkuar institucioneve përkatëse, që të paraqesin inventarin konkret me ndërmarrjet që do të privatizohen si dhe mbi tokat e lira. Pas këtyre hapave, komiteti i pronave do të përcaktojë hartën e tokave të lira, duke bërë llogarinë për faturën financiare. Sipas Toros, vonesa në daljen e vendimeve të qeverisë për të filluar zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ka arsye subjektive, dhe është një veprim i qëllimshëm, që ligji të mos gjejë zbatim sa më shpejt.
Kërkesat
Komiteti shtetëror i kthimit dhe kompesimit të pronave, aktulisht është në nja fazë stanjacioni të punës së tij. Për shkak të mungesës së infrastrukturës, për të filluar procedurat e verifikimit apo dhe të pranimit të dokumentacioneve nga qytetarët, komisionerët e komiteteve po punojnë në kushte të papërshtashme. Në këto kushte, sipas Toros, është e pamundur që të përgatitet një faturë financiare nga ana e komitetit shtetëror të kthimit dhe kompesimit të pronave. Ndërkohë, që disa ditë më parë, përfaqësuesit e komisionit evropian, kanë shprehur shqetësim në lidhje më tjetërsimin e pronave shtetërore, deri në përfundimin e kompensimit të pronave. Kjo, për vetë faktin, se në ligj kërkohet që kapitalet shtetërore, të përdoren për kompensimin e të shpronësuarve.
Institucionet që administrojnë prona shtetërore si, tokë bujqësore, tokë pyjore, pyje, livadhe, kullota, troje dhe ndërtesa, në kuadër të inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, të përcaktojnë listën e pronave shtetërore, të shpronësuara pas datës 29.11.1944, të personave juridikë dhe fizikë, të cilat nuk përdoren për qëllim të shpronësimit, dhe ta vërë atë në dispozicion të Komitetit Shtetëror
Kur institucioni ka vendosur të heqë dorë nga administrimi i një prone shtetërore, nuk mund ta kalojë atë nën administrimin apo pronësinë e një institucioni tjetër shtetërore, pa marrë, paraprakisht, mendimin e Komitetit Shtetëror
Ministria e Ekonomisë, për objektet, për të cilat duhet të fillojnë procedurat e privatizimit, duhet të vërë në dijeni, paraprakisht, Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili brenda dy muajve, duhet të japë përgjigje mbi pronësinë e tokës, me qëllim garantimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes nga ish-pronari
Brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duhet t'i paraqiten Komitetit Shtetëror:
Lista e subjekteve të shpronësuara, prona e të cilëve përdoret për interesa publike
Lista e personave, që ia kanë dhuruar pronat e tyre shtetit
Listën e personave, prona e të cilave është përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve