Moisiu niset në samitin e Varshavës
16/05/2005 Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është nisur dje për në Varshavë, për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Europës. Ky këshill do të zhvillojë punimet në datat 16 dhe 17 maj. Në këtë Samit, janë pjesmarrës kryetarë të shteteve, antare të Këshillit të Evropës, të cilët do të nënshkruajnë dhe disa dokumente të rëndësishme. Samiti do të zhvillojë punimet në tre sesione plenare me tema : “Uniteti evropian, vlerat evropiane”, ”Sfidat për shoqërinë evropiane”, dhe “Arkitektura evropiane”, dhe do të adoptohet Deklatrata Politike dhe plani i Veprimit. Presidenti Moisiu do t’i drejtohet me fjalën e tij këtij forumi shumë të rëndësishëm gjithë europian. Gjithashtu, gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve të këtij Samiti, Presidenti Moisiu do të takohet me kryetarë shtetesh, duke i njohur ata me situatën politike dhe zhvillimet e tjera në vend.