Kontrabanda, verifikim anijeve që janë kthyer bosh në Durrës

18/05/2005 Do të kontaktohet me portet e huaja që janë raportuar si
destinacion, nëse kanë marrë apo jo mallra
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar verifikimin e gjithë dokumentacionit të Portit të Durrësit për një periudhë njëvjeçare, lidhur me itineraret e anijeve dhe ngarkesat e eksportuara e të importuara nga jashtë. Kjo pjesë e hetimit është iniciuar në kuadër të hetimit të kalimit të mallrave kontrabandë në Portin e Durrësit, ku deri tanimë Prokuroria ka vërtetuar tre raste. Verifikimi i hetuesve do të përqëndrohet tek ato anije që janë nisur në destinacione të ndryshme jashtë shtetit, pa deklaruar pranë kapitenerisë së portit transportimin e ndonjë ngarkese. Gjithashtu do të veçohet edhe data e kthimit në Portin e Durrësit dhe raportimin që kanë bërë drejtuesit e këtyre anijeve në kapiteneri. Nëse do të vërehen raste gjatë të cilave anijet e kthyera nga jashtë, të cilat janë nisur bosh dhe nuk kanë raportuar ngarkesa në mbërritje, atëherë do të fillojë hetimi për kalimin e mundshëm të mallrave kontrabandë. Kështu do të kontaktohet me portet e huaja që janë raportuar si destinacion nga drejtuesit e këtyre anijeve gjatë nisjes. Nëse ato kanë marrë atje ngarkesa dhe nuk i kanë deklaruar në doganën e Durrësit, atëherë do të fillojë procedimi penal për kryerje të kontrabandës.
Verifikimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar dokumentacionin e një viti të itinerareve të anijeve në Portin e Durrësit, ku janë të pasqyruara edhe ngarkesat e eksportuara dhe të importuara, të raportuara në kapiteneri. Gjithë ky dokumentacion do t’i nënshtrohet një verifikimi të imtësishëm, lidhur me ato anije që nuk kanë deklaruar ngarkesa në mbërritje, si edhe ato që kanë raportuar në kapiteneri ndryshim të destinacionit për defekte apo shkaqe të tjera. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga ky verifikim pritet që të konkludohet në raste të tjera të kalimit të mallrve kontrabandë. Burimet pohojnë se do të veçohen të gjitha ato anije, që gjatë nisjes nuk kanë deklaruar transportim mallrash jashtë shtetit dhe që kur janë kthyer nuk kanë raportuar ngarkesa të sjella prej andej. Në këto raste do të kontaktohet me portet e huaja, që këto anije kanë raportuar si destinacion dhe do të kërkohet informacion nëse kanë marrë apo jo ngarkesa. Gjithçka gjatë verifikimit do të shoqërohet edhe me datat ekzakte të nisjeve dhe të mbërritjes në Portin e Durrësit, thonë burimet. Gjithashtu tjetër pjesë e verifikimit do të jenë edhe rastet kur anije të ndryshme kanë raportuar në kapiteneri defekte gjatë rrugës dhe ndryshim të destinacionit. Në këto raste do të verifikohet nëse ato kanë marrë apo jo ngarkesa në portet ku janë ankoruar, me pretendimin e riparimit të defektit.
Hetimi
Burimet e Prokurorisë pohojnë se, nëse do të konkludohet në raste të tilla, atëherë do të fillojë hetimi për sasinë e ngarkesave të paçdoganuara në Portin e Durrësit dhe llojin e mallrave në fjalë. Gjithashtu do të hetohet edhe për personat përgjegjës të kësaj kontrabande, thonë burimet. Ato theksojnë se në kuadër të të dyshuarve kryesorë në këto raste do të jenë pronarët dhe kapitenët e anijeve. Hetimi për zbulimin e ndonjë ngarkese tjetër të kaluar pa çdoganim në Portin e Durrësit, u iniciua pas gjetjes së 4 milionë dollarëve cigare në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet. Nga hetimet, Prokuroria konkludoi se 3 milionë e 590 mijë paketat e cigareve ishin transportuar gjatë tre rrugëtimeve të dy anijeve. Fillimisht u zbulua se një ngarkesë ishte marrë në Mal të Zi me anijen “Eni”, pronë e Fatmir Zotajt në fund të marsit. Ndërsa u vërtetua se më datë 8 mars, anija “Eni” kishte marrë edhe një tjetër ngarkesë me cigare në Mal të Zi. Por rreth një muaj e gjysmë nga zbullimi i kësaj sasie të madhe cigaresh kontrabandë, u vërtetua se një pjesë e tyre ishin transportuar nga Mali i Zi në mes të prillit me anijen “Poseidon”, po për llogari të Zotajt. Burimet e Prokurorisë përfundojnë se një pjesë e cigareve që janë mbartur në magazinën në Shkozet, janë hequr prej aty.
Gjykata, burg pa afat pronarit dhe kapitenit të anijes "Poseidon" Alma Çuka TIRANË – Burg pa afat vendosi dje gjyqtari i Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti, për pronarin e anijes "Poseidon", Adrian Cani dhe kapitenin e saj, Tahir Hoxha. Nuk kanë dhënë asnjë shpjegim para gjykatës, ndërsa janë mbrojtur nga avokatët Maksim Haxhia dhe Bajram Majal. Gjithçka për akuzën ka qenë e lehtë. Prokurorët Eugen Beçi dhe Përparim Kulluri i kërkuan gjykatës masën e arrestit burg pa afat, ndërkohë që avokatët rrëzimin e kësaj kërkese. Sipas akuzës, të pandehurit Cani dhe Hoxha kanë punuar për llogari të dy pronarëve të magazinës në Shkozet të Durrësit, Fatmir Zotaj dhe Gentjan Koçi. Ky i fundit është i arrestuar, ndërsa Zotaj ka marrë masën e arrestit në mungesë. Si anija "Eni", ekuipazhi i së cilës është arrestuar më parë, ashtu edhe anija "Poseidon", bllokuar më 14 maj, pra vetëm pak ditë më parë, kanë punuar në llogari të Fatmir Zotajt dhe Gentjan Koçit. Ishin bashkëpunëtorë. Detyra e tyre ishte të kalonin cigare kontrabandë, që ngarkoheshin në Mal të Zi dhe shkarkoheshin në magazinat e Shkozetit. Sasia e kolive në të dy rastet ka qenë 860. Të gjithë kanë mbi shpinë akuzën e kontrabandës së cigareve në bashkëpunim. Hetimi Pas sekuestrimit të anijes “Eni”, për kalimin kontrabandë të mijëra kolive cigare, Prokuroria vuri në pranga nëntë persona dhe akuzoi si bashkëpunëtorë nëntë të tjerë. Ndërsa pronari i saj, Fatmir Zotaj është shpallur në kërkim. Këtij të fundit i është sekuestruar edhe një magazinë në Shkozet të Durrësit, ku u gjetën 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh kontrabandë, që kapin shifrën e 4 milionë dollarëve. Nga verifikimet e dokumentacionit të ngarkesave të kryera në Mal të Zi dhe atyre të çdoganuara në Portin e Durrësit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konkluduar kalimin e 5 mijë kolive cigare me anë të anijes “Poseidon”, pronë e Ardian Canit. Ndërkohë që bëhet e ditur se, Adrian Cani së bashku me kapitenin e anijes punonin për llogari të Fatmir Zotajt dhe Gentjan Koçit. Pra, dy anije ishin "blerë" nga Zotaj dhe Koçi për të kaluar mallin kontrabandë, një mall për të cilin paguhej akcizë. Sipas akuzës, mësohet se anija “Poseidon” e ka marrë ngarkesën në një port në Mal të Zi në mesin e muajit prill dhe brenda dy ditësh ka mbërritur në Portin e Durrësit. Katër kontenierët me cigare, sipas Prokurorisë, janë kaluar kontrabandë për llogari të të njëjtit grup të strukturuar, që u godit në fund të muajit mars. Kjo, pasi dy ngarkesat me cigare kontrabandë të anijes “Eni”, më datë 8 e 29 mars dhe një ngarkesë e “Poseidonit” në mes të prillit, janë gjetur në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet. Por nga ballafaqimi i të dhënave të ngarkesave të marra në Mal të Zi, me ato të sekuestruara në Shkozet, rezulton se një pjesë e cigareve është shitur apo transportuar diku tjetër. Ato theksojnë se disa kontenierë janë gjetur bosh.