E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania në Planetin e Kripëmjaltëzave

1Qershori, është fillimi i një muaji të ri, ashtu siç edhe është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë kontekst, edhe në Shqipëri u zhvilluan një seri aktivitetesh, të cilat kishin në fokusin e tyre më të vegjlit e shoqërisë, atyre të cilëve edhe u përkasin ëndrrat më të mëdha. Për 9 javë rresht fëmijët shqiptarë qëndruan përpara ekranit me prindërit duke parë bashkëmoshataret e tyre të Planetit të Kripmjaltëzave teksa interpretonin, këndonin, flisnin pa arna e kërkonin suksesin duke tejkaluar limitet e aftësive të tyre dhe duke ofruar talent. Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania ka qenë edhe këtë herë në mbështetje të artit, të servirur me shumë spontanitet dhe profesionalizëm nga fëmijët e Planetit të Kripëmjaltëzave, të këtyre fëmijëve të talentuar të cilët mbrëmë ishin pjesë edhe të një nate spektakolare, shumëngjyrëshe dhe plot surpriza të organizuar në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.  I ideuar nga Leonard Bombaj, Planeti i Kripëmjaltëzave ia doli mbanë të sillte botën e fëmijëve ashtu si ajo është, e pa manipuluar dhe plot imagjinatë. Mbrëmjen e shkuar fëmijët inauguruan një planet multi talentesh shqiptare të cilëve iu bashkuan edhe shumë moshatarë të tyre prej anembanë botës duke ngritur peshë Pallatin e Kongreseve. Me mbështetjen e fuqishme të Vodafone Albania, Planeti i Kripëmjaltëzave mbrëmjen e shkuar përcolli një mesazh shumë domethënës: E ardhmja u takon atyre që e ëndërrojnë - fëmijëve. Sikur të gjithë ne të mund të shfaqnim pak nga imagjinata jonë fëmijërore, bota do të ishte shumë më e bukur.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›