E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e premtimeve

(Skicë gjysmëhumoristike) 
Nga Abdyl BAKIU
Fushata elektorale u hap, por bashkë me të u hap edhe sipari i telasheve: çfarë sdo të shohim e çfarë sdo të dëgjojmë! Në sistemin tonë demokratik thuhet se populli është sovran, sovran-ziu ynë nuk di nga të votojë. Unë për vete, pjesën time të tremiliontë të sovranitetit do tja delegoj asaj partie që synon pushtetin politik, por ama të asaj partie që ma mbush mendjen më shumë. Kështu bëjnë të gjithë votuesit. Mirëpo atë pjesë të popullit që unë takoj përditë, rreth 300-400 veta, gënjejnë të gjithë. Po pse, - pyet njëri- ka ndonjë formë tjetër për të mbushur mendjen, përveç gënjeshtrës? Ndërsa një i tretë e ka ndarë mendjen: do tia jap asaj partie që gënjen më shumë. Unë dëgjoj, nuk flas nxitimthi dhe mendohem. Ata kanë të drejtë. Sa të drejtë kanë, po ju jap një fakt. Para disa vitesh, në një konkurs televiziv humba maksimalen e pikëve sepse pyetjes: si duhet të jetë një politikan: i ndershëm apo gënjeshtar, iu përgjigja- i ndershëm. Humba fitoren. Më quajtën naiv, snjeh realitetin, e broçkulla të tjera që shoqërojnë humbësin.
Duke qenë në këto dilema, mblodha një mëngjes të diele 10 miq tek kafeneja e lagjes. (kështu nis formimi i partive në vendin tonë, po ne skemi ndërmend të krijojmë parti. Pasi u tregova problemin dhe mënyrën e procedimit ata u pajtuan me mua. Diskutuam gjatë dhe çfarë vendosëm? Ti bëjmë me dije nëpërmjet një gazete, cilësdo partie ose koalicioni partish që do vërtetë të marrë shumicën e votave të popullit (pra pushtetin ekzekutiv) se ne të 10-të do ti mbushim mendjen të lëkundurve, që janë të shumtë. Së pari fillojmë me veten, 5 anëtarë për çdo familje, 100 kushërinj për secilin nga ne, 50 shokë për kokë, 150 të njohur që nga klasa e parë për çdo njeri, ja ku u bënë sa hap e mbyll sytë 3050 vota të sigurta. Ne ja marrim votën më kollaj se partia, se ne nuk ngjitemi lart dhe do të pijmë kafe përditë edhe pas zgjedhjeve. Shtoji kësaj logjike edhe punën tonë të vazhdueshme deri në zgjedhje dhe ilaritetin pozitiv që do të krijohej që shumë shtetas të votojnë atë parti e cila do të nënshkruajë me ne të 10-të një kontratë (çti bëjmë, kemi qëlluar me shpirt tregtari, por të pastër ama) me disa kushte si psh:
1- Ne marrim përsipër rolin e avokatit mbrojtës e ndihmës të partisë për të marrë sa më shumë vota në popull.
2- Partia të deklarojë në një të përditshme nga 50-100 premtime konkrete (jo më shumë se bëhet baltë) dhe kohën kur do ti realizojë ato brenda harkut kohor të 4 viteve të pushtetit. Psh, disa premtime të tyre ne i dimë:
a- Sot janë 200 000 të papunë, në mesin e vitit të katërt do të zhdukim papunësinë dhe do të kërkojmë emigrantë nga Greqia.
b-  Ne do të forcojmë lekun duke ulur vlerën e euros nga 130 lekë që është sot në 90.1 lekë në fund të vitit të katërt.
c- Nga 81 të vetëvarur e të vetëhelmuar me bar miu, ne do të ngjallim gjysmën e tyre qysh në 9 mujorin e parë të ushtrimit tonë të pushtetit.
Spo përmend më shumë, se partia i di vetë punët e veta.
3- Partia do të ngrijë në një bankë për llogarinë tonë 100. 00 lekë  për çdo premtim të deklaruar dhe totali do të jetë shumësi i çdo premtimi.
4- Ne dhe partia do të pajtojmë një avokat profesionist i cili do të ndjekë zbatimin dhe realizimin e kësaj kontrate dhe sa herë vjen koha e skadimit të një premtimi në raport me faktorin kohë ne do të marrim vetëm paratë e premtimit të pambajtur ose të parealizuar. (Por meqenëse partia rreh gjoksin dhe fjalën e bën realitet ne do të mbetemi me gisht në gojë)
5- Nëse partia që pranon kontratën nuk merr pushtetin dhe ky është faji ynë, atëherë fuqia e kësaj kontrate kthehet në zero.
Kjo është kontrata. Po ti biem lapsit në vija të trasha, populli fiton premtimet e realizuara dhe ne të 10- Të humbasim paratë (kot them humbasim por thjeshtë sfitojmë gjë), partia merr ushtrimin e pushtetit dhe krijon premisa edhe për një 4- vjeçar tjetër, kjo ka edhe një tjetër anë pozitive. Sipas një llogarie të thjeshtë, partisë i bie që më mirë të na paguajë neve dhe lan duart përfundimisht, sesa të ketë kokëçarje me ushtrimin e militantëve që do i zënë derën pas fitores. Ato do të kërkojnë frutet e investimit elektoral nëpërmjet vendeve të punës që duan të zaptojnë dhe me mediokritetin e tyre do i prishin imazhin pushtetit të ushtruar nga partia sepse ata sdo të bëjnë gjë tjetër vetëm të hanë qyl llokmat e hallvës që me mund i gatuajnë të tjetër.
Jemi të hapur që të mbështesim atë parti (ose koalicion) që gënjen më shumë.                  

Last Updated on Friday, 05 June 2009 12:11

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›