Kontrata ruso-gjermane per marijuanen shqiptare
12/12/2004
Trafik ndërkombëtar i drogës me pikënisje Shqipërinë. Marijuana e kapur 3 ditë më parë në Dibër kishte destinacion Gjermaninë dhe Rusinë. Grupi hetimor aludon për 2 bosa të drogës, të cilët kanë mbledhur narkotikun nga krahina të ndryshme të vendit. Nuk është hera e parë që ngarkesa të mëdha dalin nga toka shqiptare dhe transportohen më pas në perëndim e lindje. Kontratat ishin bërë gati dhe malli ishte nisur për në adresën e duhur dhe porositur njëherësh.
Droga
Marijuana nuk kishte si destinacion Greqinë. Burime të besueshme nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se 303 kilogramët e narkotikut të lehtë do të dërgoheshin në Gjermani dhe Rusi. "Bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar. Duke qenë se vendi ynë ka terren dhe klimë të përshtatshme për të kultivuar këtë lloj droge, trafikantët duket se kanë vite që kanë lidhur kontrata për furnizimin nga Shqipëria me këtë mall", shprehen burimet. Ata thonë se rrjeti është shumë më i fuqishëm sesa duket nga hetimet paraprake. Kjo lidhet me faktin se, përderisa droga kalonte në disa shtete, kudo kishte përfaqësues të rrjetit që merreshin me akomodimin e saj. Sakaq, mësohet se janë identifikuar personat e implikuar si dhe është bërë lokalizimi i qyteteve ku ruhej dhe shpërndahej droga. Ka nisur bashkëpunimi me vendet respektive për të dërguar para drejtësisë pjesëtarët e atjeshëm të rrjetit, në funksion të zbardhjes së plotë të trafikut ndërkombëtar. Gjithashtu është zbuluar se marijuana shqiptare ishte mjaft e kërkuar dhe kishte përdoruesit e saj të zakonshëm, që e merrnin prej kohësh sistematikisht. Gjermania dhe Rusia furnizoheshin nga Shqipëria, pasi tek ne funksionojnë më pak se kudo strategjitë antidrogë. Veç kësaj është nga të paktët vende që ka dhe temperaturë të përshtatshme për kultivimin e saj.
Pronarët
Një apo dy pronarë. Kjo është dilema e fundit e grupit hetimor. Të njëjtat burime nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se duke qenë se bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar të marijuanës, ka gjasa që të jenë dy pronarë të saj. Ose të paktën një që posedonte shumicën e ngarkesës dhe tjetri kusurin. Burimet janë të rezervuara lidhur me karakteristikat e pronarëve. E vetmja e dhënë që pranojnë të japin është se ata rezultojnë të papunë, të paktën në shkresa. Veç kësaj, njëri prej tyre i përket moshës rreth të 40-ave. Dyshimi i fundit i hetuesve për dilemën e dy pronarëve lidhet me faktin se, këto dy ditë është zbuluar se droga është grumbulluar gjatë muajit të fundit në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Megjithë fushatat e shumta sensibilizuese dhe kontrollet e ushtruara nga policia në qarqe të ndryshme të vendit, duket se ky narkotik ka arritur të rezistojë. Ndryshe nuk ka si përligjet fakti që, në automjetet e bllokuara në Dibër, 3 ditë më parë, u kap një sasi aq e madhe. Për t'iu rikthyer sërish çështjes së pronarëve, burimet shprehen se dëshmitë e të arrestuarve dhe materialet e mbledhura në rrugë operative flasin për dy persona që kanë shëtitur nëpër zonat ku dihej se kultivohej narkotik. Sikur të ishte frut i zakonshëm i stinës, bima e marijuanës është ngarkuar në kamionët e pronarëve nga arat apo depot e fshehta të fshatarëve. Pas një qëndrimi disaditor në Tiranë, ajo ka marrë rrugën drejt Dibrës, për t'u shpërndarë më pas në Gjermani dhe Rusinë e largët.
Droga e sekuestruar në Dibër
Marijuana e destinuar për trafik ndërkombëtar u bllokua në datën 9 dhjetor nga efektivat e Drejtorisë së policisë së Dibrës. Në dy automjete luksoze të drejtuara nga Xhevdet Rrokaj, pilot në regjimentin e helikopterëve në Farkë dhe kunatit të tij, Ardian Nasi, ish-efektiv i RENEA-s, inspektorët e antidrogës gjetën plot 303 kg narkotik të presuar. Droga ishte prodhim i këtij viti.
9 dhjetor 2004
Arrestohen Xhevdet Rrokaj
Ardian Nasi
9 dhjetor
Sekuestrohen
303 kile marijuanë
Dy makina "Benz"
Një pistoletë e tipit TT
10 dhjetor
Të arrestuarit tregojnë se kush janë padronët e mallit të sekuestruar dhe destinacionin
Qafë-Thanë, 100 kile të tjera
drogë, u kapën dje në Maqedoni
Kapen në Maqedoni 100 kile drogë (marijuanë) të transportuara nga Shqipëria, prej një personi i cili banon në kryeqytet, 45-vjeçar. Sasia e narkotikut në vendin fqinj është zbuluar nga policia mëngjesin e dy ditëve më parë, ndërsa vetëm pak persona në Prokurori dhe në polici kanë marrë dijeni për ngjarjen. Policia maqedonase ka sekuestruar 100 kile drogë në afërsi të zonës maqedonase (tej kufirit) të Qafë-Thanës. Narkotiku është trasnportuar me një kamion të firmës së bimëve mjekësore “Mirel”, i cili sapo kishte kaluar me sukses kontrollin e rojave kufitare shqiptare, por që ka “ngecur” sapo ka hyrë në tokën maqedone. Aksioni i policisë maqedonase ka patur sukses vetëm në gjetjen dhe bllokimin e drogës, pasi transportuesi i saj, ka arritur të largohet pa rënë në prangat e agjentëve të antidrogës në fqinjin tonë lindor. Sipas hetimeve shqiptaro-maqedonase, ky person është nga Tirana dhe dyshohet të ketë marrë përsipër të “kryejë porosinë” e trafikantëve që kishin porositur 303 kile marijuanë. Tre ditë më parë, në afërsi të kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u kapën 303 kile marijuanë. Sipas hetuesve, duket se pritesit e drogës e kanë xhiruar pagesën e 303 kileve marijuanë dhe u kanë kërkuar trafikantëve shqiptarë sasinë e kërkuar edhe pas dështimit trë ditë më parë, për futjen e dy makinave me drogë në Maqedoni.
Hetimi për policinë në qytetet nga kaloi narkotiku
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Rendit, janë njoftuar për kapjen e drogës në Maqedoni dje, në kohën kur po zhvillonin seancat e pyetjeve me dy personat e arrestuar për trafikimin e 303 kileve marijuanë, që u kapën para tri ditëve. Dy të arrestuarit nuk kanë folur shumë për pritësit apo pronarët e drogës, por kanë pranuar të tregojnë itinerarin e lëvizjes së drogës. Sipas dëshmisë së tyre, pjesa më e madhe e drogës ishte prodhim i ditëve të fundit i tokave të Fierit, ndërsa porosia 303-kilogramëshe ishte plotësuar me një sasi të marrë nga një “hambar” në qytetin e Vlorës. Dëshmia e dy të arrestuarve për lëvizjen e narkotikut, duket se do t'u “presë kokën” jo pak efektivave të policisë. Ata janë në hetim nën dyshimet dhe akuzat se kanë lejuar lëvizjen e dy makinave me 3 kuintalë drogë, jo vetëm pa i penguar, por pa ushtruar asnjë kontroll, qoftë edhe formal. Hetuesit kanë kërkuar dokumentacionin për të gjitha patrullat dhe grupet e policëve, që kanë qarkulluar në akset ku ka lëvizur droga, ditën që ajo u kap para se të hynte në Maqedoni. Të gjithë emrat, sipas Prokurorisë, janë në hetim. T. S
Shpërndarësi kërcënon oficerin e antidrogës
Një ish i dënuar për shpërndarje narkotikësh, kërcënon oficerin e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Denis Balla ka kanosur inspektorin Ermal Kapllani, i cili nuk ka hezituar të depozitojë një kallëzim penal te kolegët e tij, në Komisariatin e policisë nr.2.
Ngjarja
Krerët e Komisariatit nr.2 kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë kallëzimin e Ermal Kapllanit, për vetë faktin se kërkonin t'i ruanin reputacionin. Por, duket se lajmi ka marrë dhenë, për shkak se ngjet relativisht rrallë. Burime të besueshme nga ky dikaster, bëjnë të ditur se kërcënimi ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal të kryeqytetit. Ish-shpërndarësi i drogës në sasi të vogla, ka qenë me të dashurën ulur në një nga tavolinat e barit. Pak minuta më pas, kur brenda ka hyrë oficeri i antidrogës, Denis Ballës i ka lindur ideja të bëjë trimin në sytë e vajzës. Pa hezituar aspak, ai i është drejtuar vendit ku qëndronte i ulur Kapllani. I është prezantuar me gjeneralitetet e tij të plota, anipse inspektori e njihte mirë, pasi e kishte vënë vetë në pranga, në sytë e gjithë klientelës së barit. Balla e ka kërcënuar Ermal Kapllanin, duke nxjerrë si motiv arrestimin e padrejtë. Fektivi i Policisë së Shtetit nuk i ka kthyer përgjigje, për të mos shkaktuar ndonjë situatë të pakëndshme. Me të dalë nga lokali, ai i është drejtuar Komisariatit nr.2 për të depozituar kallëzimin. Pak orë më pas, Denis Balla ka përjetuar sërish qëndrimin në qelitë e shoqërimit. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, ai u la i lirë. Policia vendosi që dosjen ta përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, nën akuzën e kërcënimit për shkak të detyrës të efektivave blu. Denis Balla do të ndiqet në gjendje të lirë.