Nëna "grabit" fëmijët për para borxh
12/12/2004
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një familje kryeqytetase. Një nënë ka fshehur dy fëmijët e saj dhe më pas denoncoi në polici, se ia kish rrëmbyer ish-bashkëshorti. Keti Hoxha pretendonte se do t'i merrte ish-burrit paratë borxh, që ai duhet t'ia kishte dhënë menjëherë pas zgjidhjes së kurorës. Vogëlushët u gjetën në shtëpinë e gjyshërve nga ana e së ëmës, ndërsa gruaja do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për kallëzim të rremë.
Denoncimi
"Ju lutem më ndihmoni". Dy fëmijët e mi, Roland dhe Denisa, janë zhdukur. U nisën për në shkollë mëngjesin e sotëm dhe nuk janë kthyer në shtëpi. Kam frikë se ata i ka rrëmbyer i ati. Unë jam ndarë nga babai i tyre kohë më parë dhe gjykata më dha mua të drejtën e rritjes së tyre. Ai më ka dhe shuma të mëdha parash borxh. Ka mundësi që t'i ketë marrë fëmijët për të më kërkuar të tjera. "Ju lutem, ndihmojeni një nënë të dëshpëruar", kështu dëshmoi para oficerëve të policisë së Komisariatit nr.1, Keti Hoxha. 35-vjeçarja me banim në Sauk, denoncoi në organet e rendit humbjen e fëmijëve në datën 8 dhjetor. Sipas gruas, ish-bashkëshorti i bënte shpesh presion, duke i thënë se do ta linte vetëm. Anipse, togat e zeza kishin vendosur që t'ia linin asaj fëmijët dhe ato t'i shihte një herë në muaj, kontrata nuk zbatohej asnjëherë. Kësisoj, pretendimi i Hoxhës ishte mëse i përligjur për blutë. Ata iu vunë menjëherë punës për të zbuluar vendin se ku jetonte i ati i Denisës dhe Rolandit, si dhe në ishin vogëlushët me të.
Zbulimi
Situata u përmbys kryekëput për grupin hetimor, ku kontaktuan me ish-bashkëshortin e Keti Hoxhës. Ai jo vetëm që nuk i kishte rrëmbyer fëmijët, por kishte kohë pa i takuar. Sipas tij, nëna e tyre ia refuzonte gjithmonë kërkesën për t'i takuar vocërrakët. Burime policore nga Komisariati i policisë nr.1, bëjnë të ditur se takimi me të akuzuarin e vetëm për rrëmbim i kishte shokuar. Që në atë çast, ata kishin nisur të dyshonin në ndonjë intrigë të mundshme të 35-vjeçares. Këtë hamendje ua përforcoi dhe më tepër fakti se, Hoxha nuk linte rast pa përmendur se ish-burri i kishte shumë para borxh dhe nuk ia kthente. Mjaftoi një punë e shkurtër operative, nga agjentët e policisë kriminale, që të zbulohej se fëmijët kishin dalë nga shtëpia në datën 8 me dëshirën e tyre, të shoqëruar nga vetë e ëma. Por, mbetej mister vendi ku mund t'i kishte shpënë Rolandin 12-vjeçar dhe Denisën 10-vjeçare. Nga marrja në pyetje e denoncueses, që tashmë kishtë gjetur një të dashur dhe bashkëjetonte me të, rezultoi se ajo kishte prindërit në Romanat. Fshati në fjalë gjendet mes Tiranës dhe Durrësit dhe për blutë ishte një rrugë fare e shkurtër, për të verifikuar të vetmin dyshim. Dhe nuk qenë gabuar. Vogëlushët, të deklaruar të humbur nga nëna e tyre ishin shëndoshë e mirë tek gjyshërit në fshat.
Enigma e ngjarjes
Në pak sekonda u zbardh enigma e denoncimit. Të njëjtat burime saktësojnë se qëllimi i Keti Hoxhës ishte ti bënte presion ish-burrit, për t'i marrë një sasi parash që ai i detyrohej pas shkurorëzimit. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia vendosi ta dërgojë dosjen në prokurori. Por, për arsye shëndetësore dhe familjare, nëna intrigante do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.