Kontrata sekrete, firma “PTK” po përdoret si koperturë në tenderin e telefonisë
Zbardhet kontrata e fshehtë mes 6 aksionerëve për investimin që pritet të kryejnë. Firma “PTK” ka rol provizor, pasi peshën kryesore e luajnë dy biznesmenë shqiptarë
Habjon Hasani
Tiranë - Thellohet skandali i (mos)tenderimit për operatorin e katërt të kompanisë celulare. Gazeta “Albania” mundi të siguronte dje një marrëveshje tepër sekrete të lidhur mes gjashtë kompanive të përfaqësuara nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës (PTK). Kjo marrëveshje “hedh në erë” gjithë historinë zyrtare për këtë konsorcium. Ndryshe nga sa ka propaganduar qeveria shqiptare dhe ERT-ja, në konsorciumin shqiptar nuk është PTK-ja përfaqësuese dhe aksionere kryesore, madje, sipas kësaj marrëveshjeje të firmosur dhe nga përfaqësuesi i PTK-së, kompania kosovare do të ketë një rol provizor dhe nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë nga 7.2 milionë eurot që konsorciumi ka vendosur për të paguar në tender. Më konkretisht, bëhet fjalë për kontratën ligjore të lidhur më 19 shkurt 2009 mes shoqërive “PTK”, “Albania Drink Distribution”, “Aci Engeneering”, “Infosoft Systems”, “Union Grup” dhe personit fizik, Samir Mane. Kontrata mban emrin “Marrëveshje bashkimi investitorësh”. Nënshkruesit e saj e konsideruan tepër sekrete në momentin e nënshkrimit, duke rënë dakord për mospublikimin e saj për 5 vite rresht. Kontrata është vetëm 6 faqe, ku natyrisht elementet më “pikante” gjenden në tabelën e detyrimeve të secilit investitor, tabelë e cila “dekonspiron” aksionerët dhe pronarët e vërtetë të këtij konsorciumi.
Pas perdes
Në faqet 3 dhe 4 të kontratës së fshehtë të konsorciumit gjendet tabela e detajimit dhe specifikimit të rolit për secilin anëtar të konsorciumit. Duke qenë se firma publike kosovare “PTK” u paraqit zyrtarisht dhe publikisht si udhëheqëse e konsorciumit, atëherë verifikuam detyrimet e saj në këtë konsorcium. Jashtë të gjitha parashikimeve rezultoi se “PTK”-ja, ndonëse ishte deklaruar prezente në konsorcium në kuotën 30 për qind, ajo nuk ishte e detyruar të paguante 30 për qind të shumës prej 7.2 milionë eurosh. Madje duket se i vetmi rol i saj në të ardhmen do të jetë trajnimi i stafit kur konsorciumi t’ia nisë punës. “PTK merr përsipër zbatimin në bashkëpunim me anëtarët e tjerë zbatues të projektit. Gjithashtu operatori merr përsipër asistencën dhe njohurinë ‘knou-hou’ lidhur me aspektet teknike dhe operacionale dhe të trajtimit të stafit. PTK ruan të drejtën të marrë pjesë financiarisht, por nuk do të jetë e obliguar ta bëjë atë sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje në kompaninë e re”, - përcakton marrëveshja e konsorciumit. Pra është e qartë se ndonëse PTK-ja paraqitet si udhëheqëse e konsorciumit (me 30 për qind të aksioneve), ajo, në bazë të kësaj kontrate të konsorciumit, i zotëron këto kuota në mënyrë fiktive, pasi nuk është e detyruar të paguajë 30 për qind të vlerës së investimit.
Investuesit
Kjo kontratë sekrete mes anëtarëve të konsorciumit, përveçse përcakton qartë rolin si “marionetë” të kompanisë publike kosovare “PTK”, po aq qartësisht përcakton dhe kompanitë që do të kryejnë në të vërtetë investimin. Ndonëse në këtë konsorcium janë gjithsej 5 kompani dhe një person juridik, rezulton se vetëm njëra prej kompanive së bashku me personin juridik do të investojnë në projektin e “përbashkët” për operatorin e katërt celular në Shqipëri. Në bazë të kontratës, do të jenë personi fizik Samir Mane dhe kompania “Union Grup” që do të kryejnë investimin. Çuditërisht barrën e investimit e marrin dy aksionerët më të vegjël të konsorciumit(!). Samir Mane ka vetëm 8 për qind të aksioneve, ndërsa “Union Grup” ka vetëm 12.5 për qind. Megjithëse dy aksionerët më të vegjël të këtij konsorciumi, ata janë të vetmit që në tabelën e specifikimeve dhe detyrave “marrin përsipër financimin në bashkëpunim me anëtarët e tjerë financues për të përballuar të gjitha kostot e projektimit dhe zbatimit të punimeve”. Kontrata në fjalë parashikon dhe nënshkrimin e një kontrate të dytë më të detajuar në shifra dhe terma investimi, megjithatë, tashmë është e qartë se investitorët e vërtetë të konsorciumit që po vë duart mbi licencën e katërt të telefonisë janë “Union Grup” dhe Samir Mane.
Kompania kosovare mashtroi publikisht pas tenderit të parë
Pesë ditë pasi kishte nënshkruar kontratën e konsorciumit, përfaqësuesi i “PTK”-së, Shyqyri Xhaxha, deklaroi nga Prishtina se konsorciumi i udhëhequr me 30 për qind nga “PTK”-ja kishte dalë i pari në tenderin për operatorin e katërt celular në Shqipëri. Ai deklaroi se “PTK”-ka kishte dalë e para në tender duke dhënë përshtypjen se ishte pikërisht kjo firma që udhëhiqte konsorciumin. Por vetëm pesë ditë më parë, vetë zoti Shyqyri Xhaxha kishte hedhur firmën mbi kontratën e konsorciumit në Tiranë, në bazë të së cilës firmës “PTK” nuk i njihej roli si 30 për qind investitore, edhe pse rezultonte 30 për qind aksionere. Në deklaratën e tij të bërë më 23 shkurt 2009, zoti Xhaxha përmend faktin se kompania “PTK” nuk është e obliguar të paguajë paraprakisht asnjë qindarkë, porse kjo kompani do të kryente investimin e saj konform ligjeve shqiptare (pra investimin prej 30 përqindësh) në rast të fitimit të tenderit. Por kjo kontratë mes palëve të konsorciumit duket se minimalisht e “përgënjeshtron” këtë deklaratë të përfaqësuesit të kompanisë kosovare, pasi vetë ai kishte firmosur pesë ditë më parë kontratën e fshehtë, që nuk e njihte “PTK”-në si investitore, madje një kontratë që e paracakton rolin e “PTK”-së si provizor. “PTK në këtë konsorcium ka hyrë me 30 për qind të aksioneve bazë, përmes modelit ‘Knou hou’, një model ky bashkëkohor ekonomik, ku pjesëmarrja e PTK–së ofron njohuri, përvojë, ekspertizë profesionale dhe biznesi në fushën e telekomit. Si menaxhment do të bëjmë çmos që të mbrojmë interesin e kompanisë sonë (PTK) dhe ta ngremë standardin e saj. Deri tash nuk kemi shpenzuar dhe nuk jemi të obliguar që të shpenzojmë asnjë cent. Nëse fitohet tenderi, atëherë ne do të jemi shumë të kujdesshëm që shprehja e interesit për investime nga ana e PTK-së të realizohet në përputhje me Ligjin e Prokurimit, me Ligjin për Ndërmarrjet Publike si dhe hierarkisë së ndërmarrjes”, - ka deklaruar më datën 23 mars zoti Shyqyri Xhaxha, i cili në mediat kosovare cilësohet si kryeshefi i Postë Telekomunikacioneve.
21 Prill 2009