Partitë dështuese në zgjedhje, 310 milionë lekë borxh shtetit
Shpallen listat e partive që kanë detyrime ndaj buxhetit të shtetit. Mbi 20 parti nuk arritën të kalojnë pragun për të fituar fonde
Kur kanë mbetur edhe pak javë që të nisë beteja zgjedhore mes partive politike, të paktën 20 parti nuk do të përfitojnë financim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të borxheve të pashlyera. Ato nuk kanë arritur që të kapin pragun e vendosur me ligj dhe detyrimisht duhej të kishin kthyer në arkën e shtetit plot 31 milionë lekë të rinj. Vetëm dy subjekte që kanë marrë pjesë zgjedhjet e kaluara morën 8.1 milionë lekë, të cilat do të duhej t’i kishin kthyer sërish. Tashmë, kur KQZ-ja ka miratuar fondin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, çdo subjekt politik do të futet në sitë nëse ka detyrime të pashlyera.
Borxhet
Partitë politike që nuk kanë arritur pragun e 2.5 përqindëshit në tri raundet e zgjedhjeve të zhvilluara në vitet 2000, 2001 dhe 2003 i kanë shtetit shqiptar një borxh në shifrën rreth
31 milionë lekë. Shifra është shuma e detyrimeve të pashlyera nga tri procese zgjedhore; dy lokale dhe një për Kuvendin e Shqipërisë: Janë më shumë se 20 parti, nga të cilat shumica janë parti fantazmë, ndonjë tjetër nuk ekziston më, ndërsa, tek-tuk ka edhe parti që janë të përfaqësuara në Kuvendin aktual të Shqipërisë.
Burimet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqarojnë se këto janë të vetmet detyrime, të cilat KQZ-ja nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që t’i mbledhë, ndryshe nga përcaktimi që bën Kodi Zgjedhor, i miratuar pas 2003-shit. Ndërkohë që partitë politike kanë shlyer detyrimet e tyre të zgjedhjeve të 2005-s, por i kanë borxh arkës së shtetit për zgjedhjet e 2007-s gjithsej tri parti, në shumën 8.2 milionë lekë. Para se KQZ-ja të shpërndajë për subjektet zgjedhore fondin e akorduar nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, ajo do të verifikojë pranë Zyrës së Thesarit nëse detyrimet e 2007-s janë shlyer. Nëse jo, ajo do t’ua mbajë detyrimet nga fondi i qeverisë.
Fondi për zgjedhjet
Zgjedhjet e ardhshme kuvendore do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 715 milionë lekë. Rreth një e treta e këtij buxheti përbëhet nga paga e shpërblime. Këto do të shkojnë kryesisht për të gjithë atë armatë njerëzish që do të administrojë procesin, do të trajnojë komisionerët dhe do të numërojë votat. Po kaq do të zënë edhe investimet, ku zë kryesor është sistemi i survejimit me kamera, që parashikohet nga Kodi Zgjedhor dhe zbatohet për herë të parë.
Në zgjedhjet kuvendore të vitit 2005, buxheti i përdorur nga KQZ-ja ka qenë rreth
937 milionë lekë, ose 222 milionë më shumë nga shuma e kërkuar nga KQZ-ja për këtë vit. Për procesin zgjedhor të këtij viti u shpenzuan rreth 256 milionë lekë për pagat, 334 milionë lekë për mallra, 239 milionë lekë për shërbimet dhe rreth 108 milionë lekë për investimet.
Skema për partitë politike
Në Shqipëri, në bazë të Ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, partitë politike njihen si persona juridikë që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë. Sipas ekspertëve të pavarur, partitë trajtohen nga ana fiskale sikundër edhe organizatat jofitimprurëse. Partitë kanë detyrimin ligjor të mbajnë bilance vjetore për të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, të punësojnë punonjës, por edhe të paguajnë detyrimet tatimore, sikundër edhe TVSH-në.
Në bazë të ligjit për krijimin e partive politike, këto të fundit kanë pasuri për kryerjen e veprimtarisë së tyre; kanë mjetet e tyre të propagandës, si dhe institucionet përkatëse realizuese të tyre. Në bazë të Nenit 17, burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga: kuotat e anëtarësisë, çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme, ndihma financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit, e miratuar me ligj nga Kuvendi. Ndihma jepet menjëherë pas regjistrimit dhe është 100 000 lekë.
Në bazë të ligjit, partitë kuvendore pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore, kur kjo është e pamundur; shteti merr përsipër pagesën e qirasë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi kompetent i ngarkuar me funksionin e kontrollit financiar mbi partitë. Ky kontroll nuk do të kufizohet vetëm në pjesën e buxhetit të partive që sigurohen nga fondet publike, por do të mbulojë edhe dhuratat dhe ndihmat e përfituara në rrugë të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë të ushtrojë kontroll financiar mbi partitë politike para dhe pas fushatave elektorale.
Me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor tashmë është vështirësuar puna për regjistrimin e subjekteve të reja në zgjedhje. Kjo e bën disi të pamundur nisjen e aventurës nga politikanë anonimë që bëjnë parti vetëm për të marrë fonde nga buxheti i shtetit.
Fushata në SHBA, histori shpenzimesh marramendëse
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Barak Obama, kandidati demokrat, shpenzoi të paktën 65 milionë dollarë për hapësirat publicitare; rreth 3 herë më shumë se kundërshtari republikan Xhon Mekein (John Mecain). Burimet për fushatën përbënë edhe pikat kyçe, si dhe dallimet mes dy kandidatëve. Obama ishte i pari kandidat që hoqi dorë nga shuma e rreth 80 milionë dollarëve që shteti kishte vënë në dispozicion të kandidatëve federalë. Ai zgjodhi të besonte vetëm te fondet private të mbështetësve të tij. Obama arriti të mblidhte rreth 600 milionë dollarë nga këto burime. Ligji amerikan nuk lejon që një person të dhurojë më shumë se 2300 dollarë, ndërsa për partinë jo më shumë se 28 500 dollarë.
Maqedonia, bilanci 4 milionë euro
Zgjedhjet presidenciale dhe vendore në Maqedoni i kanë kushtuar shtetit rreth 4 milionë euro, shifër kjo e konsideruar nga Ministria e Financave, e njëjtë me atë të zgjedhjeve të parakohshme të një viti më parë. Sipas ekspertëve të OSBE-së, partitë politike kanë ndërmarrë një fushatë të madhe propagandistike, gjë e cila u vu re edhe në manifestimet e tyre në rrugë.
Presidencialet në Mal të Zi
Zgjedhjet kuvendore të 6 prillit 2008 në Malin e Zi, përsa i takon buxhetit të shtetit, kushtuan më pak se zgjedhjet e mëparshme, në rreth 2.7 milionë euro. Sipas organizatave joqeveritare, zgjedhjet në këtë vend konsiderohen më shumë si një garë financiare, sesa një garë për postin presidencial.
Sipas të dhënave, vetëm një bllok partish, për publicitet mediatik shpenzuan 500 000 euro.
Kodi i ri Zgjedhor
Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës
Neni 90
Regjistrimi i fondeve jopublike
1. Çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklarate, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara në Nenin 89 të këtij Kodi dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ-ja dhe është e detyrueshme për t’u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo me pak se 100 000 lekë dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike.
2. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Përgjegjësi i financës së subjektit zgjedhor, jo më vonë se tri ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore, deklaron numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.
3. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas Nenit 87 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi.
4. Detyrimet e parashikuara në këtë nen vlejnë edhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, të regjistruar sipas neneve 69 dhe 70 të këtij Kodi. Shpenzimi total që mund te kryeje kandidati i propozuar nga zgjedhësit nuk duhet të kalojë 50% të shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas Nenit 87 të këtij Kodi.
KOMPANI TË HUAJA PËR FUSHATË
Partia Demokratike ka vendosur të kontraktojë sërish një kompani amerikane për fushatën e saj elektorale të quajtur “Cohen Group”
Fushata elektorale e Partisë Socialiste do të menaxhohet nga kompania “Kidron Strategies” dhe “Arthur J.Finkelstein and Associates”
Për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë kompania e njohur amerikane “Greenberg Quinlan Rosner Research”, e cila do të menaxhojë fushatën e këtij viti
21 Prill 2009