Kontroll minierave për kushtet
BULQIZE - Ministria e Ekonomisë urdhëron repartin e Inspektim-Shpëtimit Minerar të ushtrojë kontroll të rreptë në të gjitha minierat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën mineralmbajtëse të Bulqizës. Burime të sigurta informacioni saktësojnë se policia e përqendroi punën në hetimin e abuzimeve të mundshme që kryhet nga firmat minerare, ndërkohë ISHM-i është ndalur gjatë në kontrollin e plotë të kushteve teknike në sektorët minerarë, duke parë mënyrën e instruktimit të minatorëve, sidomos atyre që punojnë direkt në front, pra në thellësitë e galerive, zjarrmëtarëve, vagonistëve, mirëmbajtësve, shinashtruesve, etj. “Ky kontroll lidhet me rritjen e kushteve të sigurisë në punë në afro 30 subjekte minerare në Bulqizë dhe Martanesh”, thanë specialistë të ISHM-it, të cilët nënvizuan se ky nuk do të jetë kontrolli i vetëm për këtë vit në minierat e kromit. h.p