"Kontroll nga zyra e gjykatësve"
Ministri i Drejtësisë kontrollon nga zyra e gjykatës së krye-qytetit.
Fatos Mahmutaj
Që nga dita e djeshme në gjykatën më të madhe të vendit ka nisur publikimi në rrjetin e brendshëm informatik të institucionit i informacionit të detajuar për çdo seancë gjyqësore, kërkesë përgatitore dhe veprime të ndryshme që kryejnë gjyqtarët. Sekretaret janë të detyruara të mbajnë raport të plotë për të gjitha veprimet që kryejnë gjyqtarët, duke filluar nga ora e caktuar për seancat gjyqësore, orën reale të fillimit të gjykimit, sa zgjat gjyqi, kërkesat e palëve, ora e mbarimit të seancës dhe në fund arsyet e shtyrjes dhe koha kur do jetë seanca tjetër. Veç këtyre sekretaret duhet të shënojnë në raportet e tyre edhe kohën kur gjyqtarët ndodhen në kolegje penalë apo civilë. Në bazë të këtyre raporteve ministri i Drejtësisë do të ketë mundësi të kontrollojë nga zyra e vet gjithçka ndodh në gjykatë dhe sa respektohen procedurat gjyqësore, palët dhe mënyra e dhënies së drejtësisë. Në një takim që pati me sekretaret gjyqësore pasditen e së hënës, ministri Alibeaj, u bëri me dije detyrat e tyre si dhe detyrat që kanë gjykatësit. Ndërsa mëngjesin e djeshëm detyrat e përcaktuara nga ministri u janë komunikuar të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës gjatë mbledhjes së mëngjesit në këtë institucion. Kjo ka sjellë edhe reagimin e disa gjykatësve, sipas të cilëve ngarkesa e tyre e punës shtohet, ndërsa u ngushtohet koha për të arsyetuar vendimet gjyqësore që shpallin. Por, pas kësaj ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës administrata gjyqësore ka nisur të funksionojë sipas asaj ç'ka u ka kërkuar ministri i Drejtësisë. Kështu, 30 minutat e fundit të punës në këtë institucion, sekretaret e gjykatës kanë dorëzuar raportet e plota të punës në gjykatë, sipas gjyqtarëve me të cilët kanë punuar. Burime nga gjykata pohuan dje se, në mbledhjen që pati me ministrin e Drejtësisë sekretaret e gjykatës e kanë informuar atë për vështirësitë e shumta që hasin gjatë kryerjes së punës, si mungesa e bojës së printerëve, letrës format A4, sendet kancelarike dhe ngarkesa e tejskajshme e punës. Më tej sekretaret e kanë njohur ministrin edhe me faktin se pagesat e tyre janë tepër të ulëta në krahasim me punën që kryejnë. Këtë fakt ministri e ka pranuar gjithmonë, ndërsa u premtoi atyre se institucioni që ai drejton ndodhet në fazat e fundit të përgatitjes së draftit ligjor. Më tej ministri u ka premtuar sekretareve se me ligj atyre do t'ju jepet edhe statusi i nëpunësit civil, çka u garanton edhe disa të drejta me tepër. Nga ana e drejtuesve të gjykatës ministrit i është kërkuar rritja e numrit të sekretareve gjyqësore sepse fluksi i punës në këtë institucion është i papërballueshëm nga sekretaret që ndodhen aktualisht, pasi ka ende gjyqtarë që ndodh të mos kenë sekretare në ditë të caktuara.