Kontrollet e gjirit, 135 femra zbuluan tumore, në fazat e para
Shqipëria shënon rekord ekzaminimesh. Por më shumë sesa rekord thyhen "tabutë" për femrat, të cilat ekzaminohen në kohë, i paraprijnë sëmundjes në fazat e para dhe trajtohen në momentin e duhur. Por jo vetëm kaq, shtysa e 5 mijë grave që janë ekzaminuar për një periudhë 6-mujore ka qenë sensibilizimi dhe njëkohësisht edhe analizat, të cilat ofrohen falas në katër qytete të vendit.
Konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura në qendrën e statistikave në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë janë paraqitur për analizën "parashikuese" të tumorit të gjirit më shumë se 5 mijë gra. Shumica e analizave janë kryer në kryeqytet, megjithatë shifra të larta jepen edhe në qytetet e tjera të vendit, aty ku mamografia ofrohet falas. "Një numër rekord të ekzaminuarash ka ardhur si pasojë e sensibilizimit nëpërmjet fushatave të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe projekti "Interreg III", si dhe nëpërmjet mediave. Por dua të theksoj këtu se shtysa kryesore për realizimin këtyre kontrolleve ka qenë fakti që ato ofrohen falas kundrejt asnjë pagese", ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia. Sipas tij, të tilla shifra nuk janë raportuar asnjëherë në vendin tonë dhe 5 mijë analiza për gjatë 6 muajve arrijnë të përmbushin të gjitha standardet ndërkombëtare për parandalimin e sëmundjeve. "Sipas direktivave të strukturave evropiane, mesatarisht duhet të realizohen brenda vitit rreth 10 mijë ekzaminime, kemi arritur të kryejmë gjysmat për gjysmën e kohës, deri në fund të 6-mujorit të dytë do të kemi përfunduar kontrollin e më shumë se 10 mijë grave në të gjithë vendin", sqaroi Spahia. Veç pjesës së kontrolleve, ajo që ka më shumë rëndësi janë përfundimet dhe parandalimi i sëmundjeve tumorale në sferën femërore. Konkretisht, sipas të dhënave, rreth 5 për qind e të ekzaminuarave kanë shfaqur tumor të gjirit, por për fat të mirë në fazat e para. Në 2008-ën, Shqipëria raporton për herë të parë rreth 135 gra, të cilat kanë kapur sëmundjet në fazën e tyre të parë. Kjo do të thotë që pas ekzaminimit të mamografisë, ekografisë, pacientet kanë nisur menjëherë trajtimin.
Nëse këto gra nuk do të ishin kontrolluar, atëherë rrezikonin shëndetin dhe në rastet kur sëmundja ka përparuar, femrat mund të rrezikojnë edhe jetën.
Në 5 mijë ekzaminime plot 135 gra kanë rezultuar pozitive, çka do të thotë të sëmura. Shumica e tyre kanë marrë ndihmën e duhur duke mos pasur fatin e keq të kryejnë më vonë ndërhyrje kirurgjikale. Mamografia është analiza që parandalon kancerin e gjirit, ajo mund të kapë shfaqen e tij në fazat fillestare. Pas kësaj, ekografia është një tjetër pajisje e cila mund të dallojë qartë dhe pa gabime masat tumorale apo zonën problematike. Në këtë mënyrë edhe Shqipëria mund ta trajtojë me mënyra të tjera shfaqen e kancerit dhe në mënyrë të veçantë pa arritur deri te operacioni i cili mund të përfundojë edhe me heqjen e gjirit.
Të gjitha këto ekzaminime, të cilat sugjerohen të bëhen në mënyrë të herëpashershme janë kontrolle të cilat po futen në "kalendarin e analizave" të çdo gruaje mbi moshën 20 vjeç.
Sakaq, sipas mjekëve, secila femër duhet të kontrollojë rregullisht veten, të paraqitet për vizita senologjie të mjekja përkatëse dhe më pas nëse ajo e rekomandon të kryejë edhe mamografinë. Për pjesën e grave të cilat kanë kaluar 25 vjeç, kjo vizitë duhet të kryet periodikisht.
Përse duhet bërë
mamografia dhe ekografia
Mamografia shërben për të dhënë diagnozën e parakohshme dhe ekografia shërben për të gjetur dhe për të parë ato të cilat nuk mund të dallohen qartë në ekzaminimin e parë. Mjeku mund të arrijë të dallojë një gjëndër nëse ajo ndodhet në sipërfaqe, ndërsa mamografia mund ta diagnostifikojë atë edhe kur ajo ndodhet thellë. Një grua duke bërë diagnozën e parakohshme mund ta parandalojë sëmundjen deri në 4 vjet më parë. Në rast se kanceri i gjirit evidentohet në kohë, atëherë nuk është e nevojshme që gruaja të heqë gjirin për ta kuruar, por mund të kryejë një operacion më të thjeshtë pa e dëmtuar atë.
Kryerja e ekzaminimeve të tilla dhe ky projekt nuk sjell zhvillim vetëm në fushën e shëndetësisë. Diagnostikimi dhe parandalimi është një zhvillim si social ashtu edhe kulturor.
Gratë nga 40-60 vjeç,
analiza të shpeshta
Vizitat e para dhe kontrollet janë realizuar në Tiranë dhe në Shkodër. Sipas mjekëve, gratë ishin tepër të gëzuara dhe me vullnet për të kryer ekzaminimin. Shumica e tyre nuk kishin probleme. Por në bisedimet me to, shumica e kryenin për herë të parë këtë diagnostikim dhe nuk kishin qenë asnjëherë te mjeku. Sipas rregullit nga mosha 40-60 vjeç, vizitat duhet të jenë të rregullta sipas rekomandimit të mjekut. Tanimë në Shqipëri ka mjekë të specializuar dhe teknikët që janë trajnuar jashtë vendit vetëm për të punuar me këto aparatura dixhitale, që janë njëkohësisht edhe fjala e fundit e shkencës. Një sistem i ri do të krijohet vetëm për mbledhjen e të dhënave, për sa i takon tumoreve të femrave. Ndërsa një projekt tjetër paralel me të parin do të jetë edhe krijimi i një rrjeti të dhënash i mbiquajtur: "nga se vuajnë më shumë shqiptarët".