"Skënderbej" ndryshon fytyrën
Sheshi "Skënderbej" në Tiranë do të tjetërsohet, për t‘iu përshtatur një metropoli evropian dhe një lëvizjeje pa trafik, si dhe për të garantuar një natyrë polifunksionale të tij. Është ky qëllimi që kërkojnë të arrijnë drejtuesit e pushtetit vendor kryeqytetas për kilometrin zero të Tiranës. Fondi prej 5 milionë eurosh akorduar nga qeveria kuvajtiane për Bashkinë e Tiranës tashmë është garantuar. Mbetet vetëm përzgjedhja e projektit fitues që do të përmbushë jo vetëm ambicien e drejtuesve të kryeqytetit, por edhe qytetarëve të saj.
Belinda Balluku, drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës ka prezantuar dje gjashtë studiot arkitektonike, të përzgjedhura për të paraqitur projektet e tyre në konkursin ndërkombëtar për gjallërimin e sheshit "Skënderbej". Konkursi do të zhvillohet në datën 10 prill dhe vetëm një ditë më pas pritet që të shpallet edhe projekti fitues. Juria përzgjedhëse është e përbërë nga emrat e kryebashkiakut Edi Rama, edhe për shkak të shijeve të tij artistike, piktori dhe arkitekti Maks Velo, regjisori i njohur, Arben Kumbaro, përfaqësuesit e qeverisë qendrore edhe në KRRTRSH, Marin Biçoku. Por numri prej 11 anëtarësh në këtë juri do të plotësohet edhe me 7 emra personalitetesh të njohur në fushën e arkitekturës. Risia e këtij konkursi ndërkombëtar do të jetë shpërndarja e 200 ftesave nga Bashkia e Tiranës për qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Bashkangjitur kësaj ftese ndodhet një fletë votimi, përmes së cilës pjesëmarrësit do të shprehin preferencën e tyre për projektet e paraqitura. Ndonëse juria e konkursit ndërkombëtar ruan të drejtën e vendimmarrjes, ky votim qytetar do të merret parasysh nga ta. "Ky veprim fakton edhe një herë politikat transparente që Bashkia e Tiranës ndjek për zhvillimin e qytetit", u shpreh drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës. Balluku, gjatë prezantimit të studiove të përzgjedhura, pas fazave të konkurrimit ka cituar edhe një seri nga punët e tyre më të suksesshme dhe të vlerësuara. 51N4E është studio arkitektonike e krijuar në vitin 2000, me qendër në Bruksel. Ajo merr pjesë për herë të dytë në një konkurs ndërkombëtar të zhvilluar në Tiranë, pasi është fituese e projektit të TID Tower. "Përveç variacionit në shkallë dhe program, projektet e tyre kanë në vëmendje të vazhdueshme kujdesin për cilësitë hapësinore dhe inovacion krijues", sqaroi Balluku. MVRDV është një studio holandeze me një listë të gjatë projektimesh në mbarë botën, nga Pitsburg i SHBA në Paris, Seul, Madrid, Oslo, Bejrut e gjetkë. Drejtoresha Balluku tha se "kjo studio ofron njohje të mira të Tiranës, pasi prej disa vitesh ka operuar për projekte private në kryeqytet". MVRV në këtë projekt, bashkëpunon me studion ARUP, me qendër në Londër e cila është lider në tregun botëror për sa u përket fushave të konstruksionit, projektimit të dritës, trafikut dhe mjedisit.
"MAP Architects Barcelona" është një studio e cila drejtohet nga arkitekti i njohur, Josep Lluis Mateo, i nderuar gjatë karrierës së tij me shumë çmime prestigjioze. Sipas Ballukut, ai është autor i një sërë botimesh në fushën e projektimit urban. "MAP Architects Barcelona", përveç veprave të shumta në vendin e origjinës, Spanjë, është e njohur kryesisht në Evropë. Studioja "MAP Architects Barcelona" vjen për herë të dytë si pjesëmarrëse në një konkurs ndërkombëtar në Tiranë. AS.ARCHITECTURE është një studio franceze me qendër në Paris, e krijuar në vitin 1973 dhe e përbërë nga 80 urbanistë e arkitektë nga vende të ndryshme. "AS.ARCHITECTURE gëzon një eksperiencë të gjerë që ka lënë gjurmët e saj në të katërt kontinentet. Kjo studio u bë e njohur edhe në Shqipëri në vitin 2004, pasi hartoi planin rregullues të qendrës së kryeqytetit", shpjegoi drejtoresha e bashkisë. Një tjetër konkurrent është DANIEL LIBESKIND Studio. Ajo është krijuar në vitin 1989 në Berlin. Pas aprovimit të projektit të saj për World Trade Center, në vitin 2003, kjo studio zhvendoset në Nju Jork. Filozofia e studios "Daniel Libeskinde" buron nga motoja se ndërtesat dhe projektet urbane marrin trajtë nga energjia e prekshme humane. Kjo studio ka shtrirë eksperiencën e saj në shumë vende, por perla e projektimit të studios "Daniel Libeskind" konsiderohet muzeu hebre i Berlinit. "ATENA Studio" ka qendrën e saj në Romë. Kjo studio ka eksperiencë në fushën kërkimore dhe projektuese të arkitekturës dhe projektimit urban. Drejtohet nga dy arkitektë të njohur, Marko Sardella, dhe Rozana Atena, të cilët përveç eksperiencës praktike kanë një karrierë të suksesshme akademike. Kjo studio është fituese e disa projekteve të rëndësishme evropiane, të cilat ndodhen në zbatim. "Atena Studio" është e pranishme prej disa kohësh në Shqipëri, përmes projektimesh private. A. Rr.
JURIA
Edi Rama (Kryetar i Bashkisë së Tiranës)
Marin Biçoku (Anëtar i KRRTRSH-së)
Maks Velo (Arkitekt)
Arben Kumbaro (Regjisor)
Andreas Ruby (Gjermani)
Kurator dhe lektor arkitekture në universitetet "Kassel", "Cornell University Ithaca/NY", "Metropolis Master Program Barcelona" dhe "Ecole Polytechnique Federale", Lausane.
Elia Zenghelis (Greqi)
Arkitekt. Krijues i studios "Gigantes Zenghelis Architects". Një nga themeluesit kryesorë të OMA. Është nderuar me çmimin "RIBA Annie Spink Award", për kontribut në edukimin arkitekturor
Ismail Khudhr Al-Shatti (Kuvajt)
Doktor Shkencash në Inxhinierinë Civile. Këshilltar i Kryeministrit të Kuvajtit. Prej vitesh president i Gulf Institute of Future and Strategic Studies. Ka pasur poste të rëndësishme qeveritare
Marco Casamonti (Itali)
Profesor në Universitetin e Xhenovës, në degën Arkitekturë. Është bashkideues i studios "Archea", me qendër në Firence. Publicist artikujsh, broshurash e studimesh kritike për arkitekturën
Valerio Olgiati (Zvicër)
Në biografinë e tij ka një sërë projektesh, kryesisht moderne, por edhe disa restaurime të rëndësishme. Nga viti 2002, Valerio Olgiati është profesor në "Academia di Architettura" Mendrisio
Vedran Mimica (Kroaci)
Ideatori e organizatori i "International Design Seminar", "Frame of the Metropolis in Zagreb". Bashkëpunon me "Berlage Institute Amsterdamm" si drejtori i kursit
Xaveer de Geyter (Belgjikë)
Fitoi eksperiencë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të karrierës në "Office Of Metropolitan Architecture", të Rem Koolhaas. Numri i vogël i projekteve të realizuara nuk i ka dhënë mundësi të njihet