Mësuesit e gjimnazeve për klasat e nënta
Nxënësit e arsimit të detyruar që për herë të parë do të hyjnë në klasën e nëntë, do të kenë si mësimdhënës, arsimtarë të shkollave te mesme. Kjo për shkak të nivelit të kurrikulës. Shkak për këtë është bërë ndryshimi i sistemit arsimor parauniversitar, që rrëzon skemën e vjetër dhe ngre atë me 5+4+3. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Arsimi,t zgjidhja për mësimdhënien në këtë nivel është që bashkë me drejtoritë arsimore në rrethe të përcaktohen mësuesit e gjimnazeve për klasën e nëntë. E përveç këtij organizimi të ri, ndryshe parashikohet të jetë edhe skema e shpërndarjes së fondeve për arsimin. Kjo metodë e planifikimit dhe shpërndarjes së mjeteve mësimore në arsimin parauniversitar do të kryhet mbi bazë të llogarive "buxhet për nxënës" në çdo shkollë. Sipas një udhëzimi të MASH, në kuadër të programit "Cilësi dhe barazi në arsim", përmirësimi i infrastrukturës arsimore me formulën "buxhet për nxënës" po kryhet përmes politikave planifikuese për një shpërndarje më racionale të fondeve. Formula e re që drejtuesit e MASH preferojnë ta quajnë "per capita" synon detajimin e fondeve të investimeve, duke pasur si kriter kryesor numrin e përfituesve ose nxënësve. Planifikimi i investimeve, në nivelin e arsimit bazë dhe atë të mesëm të përgjithshëm, midis rajoneve të ndryshme mbështetet në numrin e nxënësve për çdo bashki, qendër rrethi dhe për çdo qark.
Duke vlerësuar zhvillimet demografike, dy vjet më parë MASH u angazhua në një studim lidhur me planifikimin dhe financimin e investimeve në arsimin parauniversitar. Premtimi i MASH ka qenë që të realizojë numrin prej 30 nxënësish në një klasë. Aktualisht, mbipopullimi i klasave me numër tejet të lartë të nxënësve është një ndër problemet shumë serioze të arsimit parauniversitar. Për këtë, MASH ka premtuar se do të ndërtojë shkolla të reja në 18 bashkitë e vendit dhe në zonën rreth qytetit të Tiranës. Fillimisht duket se do të përfitojnë 8 shkolla të reja, bashkitë e Kamzës, Durrësit, Lezhës, Sarandës, Bajram Currit dhe Krumës. Ndërsa në Këshillin e Qarkut Tiranë do të përfitojnë 6500 nxënës. Sipas MASH, për arsimin e mesëm të përgjithshëm, ekziston projekti dhe ndërtimi i 3 shkollave të reja në Fier, Fushë-Krujë dhe Lezhë, ku përfitues janë 2500 nxënës. Në planet e ministrisë janë edhe 2 shkolla profesionale në Shkodër dhe Dibër, ku përfitojnë 1500 nxënës. Buxheti i planifikuar për ndërtimin e institucioneve të reja arsimore të mësimdhënies është rreth 2.4 milionë euro.