E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transformatori i ri i Selitës, OSSH-ja vazhdon punën për instalimin



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po vazhdon punën edhe ditën e sotme për vendosjen e një transformatori të ri 10 KV në nënstacionin e Selitës, në Tiranë, i nevojshëm për fuqizimin e tij. OSSH bën të ditur se si pasojë e punimeve, sot do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 09:00-14:00 vetëm në zonën e Selitës. OSSH po investon për fuqizimin e nënstacionit me fondet e veta shumën prej 12 milionë lekësh. Përmes këtij investimi rritet kapaciteti i nënstacionit të Selitës, pasi do të ketë 4 transformatorë me një fuqi totale të instaluar prej 120 megavat, çka do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në pjesën jugore të kryeqytetit, si në zonën e Selitës, Rrugën e Elbasanit, rrugën "1 Maji", Sauk etj. Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik të Selitës nisën në fillim të muajit nëntor 2008.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›