E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konvikti i Beratit, 3 muaj pa bukë

• Konviktorët e shkollës së mesme të Beratit, “Kristo Isak” prej 3 muajsh vuajnë mungesën e ushqimit.BERAT/ DILAVER XHELILIKy fakt, sipas drejtorisë së shkollës ka sjellë largimin nga mësimi të 100 nxënësve, në pamundësi për të siguruar bukën jashtë mensave të konviktit. Zgjidhja e problemit mësohet se ka ngecur në bashki, e cila prej 3 muajsh ka për detyrë të furnizojë me ushqime ambientet arsimore. Burime nga shkolla “Kristo Isak”, më e madhja në qark, pohojnë se në fillim të vitit shkollor kanë qenë të regjistruar 450 nxënës nga rrethe të ndryshme të vendit. Mungesa e fondit të furnizimit të shkollës me ushqime ka bërë që gjatë muajve të fundit të braktisin shkollën thuajse çereku i tyre, të cilët ishin të ardhur nga rrethe të tjera për në Berat. Ata nuk kanë pasur mundësi ekonomike që të ushqeheshin me të ardhurat e tyre përveç detyrimeve që kishin për shkollën. Kjo shkollë e mesme e përgjithshme ka shumë degë, atë të pedagogjikes, mekaniken, elektriken, ekonomiken etj., dhe për këtë arsye është e mbipopulluar, jo vetëm nga adoleshentë nga Berati, por dhe fshatrat e tij e qytete të tjera. Pavarësisht se konvikti i këtyre nxënësve është në parametra bashkëkohore, bukuria dhe pastërtia duket se nuk vlejnë para faktit të mungesës së ushqimit, duke shkaktuar dhe probleme në ndjekjen normale të mësimit. Drejtoresha e shkollës, Afize Skëndo, përballë kësaj situate ka cilësuar fajtore Bashkinë e Beratit. “Gjatë 3 muajve të fundit kemi hasur vështirësi të mëdha nga ana financiare, por problemi është i bashkisë, jo i yni. Ajo është treguar indiferente për zgjidhjen e situatës. Disa kohë më parë na u kërkua nga bashkia që të zhvillohej procedura e prokurimit publik për një periudhë 1-mujore në pritje të VKM-së për transferimin e konviktit në varësi të bashkisë sipas ligjit. Nga ana e bashkisë gjatë kësaj periudhe do të zhvillohej procedura e tenderit për ushqim, por bashkia nuk e vuri ujin në zjarr, por bëri të paditurin”, deklaron ajo. Sipas Skëndos, bashkia nuk ndjen asnjë përgjegjësi për furnizimin me ushqime të nxënësve konviktorë, ndërsa drejtoria e shkollës nuk ka kompetenca ligjore dhe fonde për ushqimin e nxënësve. Ndërkohë, drejtoresha pohon se i ka konsumuar të gjitha rrugët për sensibilizimin e institucioneve që mund të ndikojnë në zgjidhjen e këtij konflikti midis drejtorisë së shkollës dhe Bashkisë së Beratit. “I kemi dërguar tri letra zyrtare bashkisë ku kemi kërkuar që të na vinte në dijeni për ecurinë e zgjidhjes së problemit, por kërkesat tona zyrtare kanë rënë në vesh të shurdhët. Nuk e kuptojmë këtë veprim të bashkisë pse nuk zhvillon me shpejtësi procedurat e transferimit të konviktit nën administrimin e bashkisë dhe zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike sa më shpejt që të mos e rëndojë më shumë gjendjen e krijuar për faj të tyre. Ne si drejtori i jemi drejtuar dhe ministrisë përkatëse për gjendjen e krijuar dhe me anë të një letre zyrtare kemi kërkuar që ministria të ndërhyjë pranë kësaj bashkie për të shpejtuar procedurat përkatëse për transferimin e konviktit”. Sot është afati i lënë për ndërhyrjen e bashkisë, pasi dhe fondet e pakta me të cilat është kapërcyer disi situata janë mbaruar.Në këtë shkollë vazhdojnë mësimet 800 nxënës, nga këta 350 janë të jashtëm të strehuar në konviktin e shkollës.100 nxenesmësohet se janë larguar nga shkolla e mesme “Kristo Isak” muajt e fundit, si pasojë e problemeve të furnizimit me ushqim në konvikte3 muajte fundit, sipas drejtoreshës së shkollës është vendosur që bashkia të administrojë konviktin, por deri tani nuk është vepruar konkretisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›