Kopenhagen, mësyhet nga policia lagjia rebele e Christianias
Policia Kopenhagenit ka bastisur në orët e para të mëngjesit të ditës së martë shumë prej banesave dhe ndërtesave të cilat ndodhen në lagjen ku jeton komuniteti rebel i Christianias.
Christiania, ose siç njihet ndryshe me emrin qyteti i lirë i Christianias, është duke mbajtur një samit paralel për klimën me samitin e Kopenhagenit.
Policia daneze gjatë sulmit të saj në këtë komunitet përdori gaz lotsjellës, ndërsa banorët e kësaj zone gjuajtën në drejtim të policëve me armë artizanale.
Policia arriti që të hynte me forcë në shumë ndërtesa dhe banesa të kësaj lagjeje e cila ka probleme të mëdha kriminaliteti. Forcat e sigurisë arrestuan disa eksponentë kriminalë të zonës dhe iu drejtuan banorëve të tjerë të këtyre banesave që të dilnin jashtë banesave me duart lart.
Christiania është një komunitet i cili jeton brënda kufirit të kryeqytetit danez, por nuk i respekton shumë prej rregullave dhe ligjeve të këtij vendi. Ky komunitet është krijuar në vitin 1971 pas përplasjeve të mëdha që pati me policinë e këtij qyteti. Më pas ky komunitet vendosi që të ndërtonte një qeveri lokale të pavarur dhe ndërtoj një sistem të veçuar supermarketesh dhe klubesh, të cilat nuk frekuentohen nga pjesa tjetër e qytetit. Në këto klube sipas policisë daneze qarkullojnë shumë lëndë narkotike. Por kjo pikë e kryeqyteti danez i ka shërbyer shtetit nordik si një pikë turistike. Mbi 750 mijë persona e vizitojnë çdo vit këtë lagje të Kopenhagenit.