Kopjojnë çelësin, grabisin kompjuterat
25/02/2005 Policia kriminale e Komisariatit nr.3 vë në pranga një hajdut falsifikator. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se Fatmir Kamberi, në bashkëpunim me Ramiz Bardhin, kanë kopjuar çelësat e një dyqani lojërash në bulevardin "Zogu i parë", me qëllim vjedhjen e parave të pronës së Shkëlqim Myrtajt. Grabitësi tjetër shpallet në kërkim. Uniformat zbardhin skemën finoke të vjedhjes së parave.
Skema
Fatmir Kamberi dhe Ramiz Bardhi nuk do të ishin zbuluar kurrsesi, nëse punonjësit e sallës së kompjuterave nuk do të habiteshin nga shansi i tyre në lojëra. Burime të besueshme nga Komisariati nr.3, shprehen se në më pak se 1 orë lojë, ata kishin arritur të nxirrnin shuma tejet të mëdha parash, gjë që nuk e justifikonte as fatin e as aftësinë në lojë. Duke qenë se nuk mund t'i akuzonin drejtpërsëdrejti hajdutët, punonjësit iu afruan pa zhurmë për të parë mënyrën e veprimit. Dhe menjëherë kuptuan se ata nxirrnin para, pasi kishin në duar çelësat e aparaturave. Grabitësit kishin arritur t'i kopjonin ato dhe më pas e kishin shumë të lehtë t'i përdornin për të fituar pikë. Më pas, pikët konvertoheshin me para në dorë. Ramiz Bardhi hasi në çast rrezikun që i kanosej nga një arrestim i mundshëm dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shokun e tij, Fatmir Kamberin, e arrestuan blutë që mbërritën pak minuta më pas në sallën e lojërave, të lajmëruar nga të zotët. I prangosuri ka qenë dënuar dhe njëherë më parë për shkatërrim të pronës së tjetrit me lëndë eksplozive. Shuma e përfituar nga vjedhësit kap shifrën e 220.000 lekëve të reja. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në ngarkim të 28-vjeçarit, materialet i kaluan Prokurorisë. Ndërkaq, policia nisi kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, Ramiz Bardhi.