Koplik, ndalohet për kontrabandë 58-vjeçari
Koplik- Një 58-vjeçar u ndalua sot nga policia e Malësisë së Madhe, pasi u kap në flagrancë me një sasi cigaresh kontrabandë dhe birrë, të cilat i kishte futur në territorin shqiptar nga Mali i Zi.
“Leko Çekaj, 58-vjeç, lindur në fshatin Vrakë të rrethit të Malësisë së Madhe dhe banues në qytetin e Podgoricës, në Malin e Zi,po udhëtonte me automjetin e tij tip Mercedez – Benz 200 D, me targa SH 1844 D, kur u ndalua nga policia e Malësisë së Madhe”- thanë burimet policore.
Nga kontrolli në automjet, sipas burimeve zyrtare, u zbuluan steka cigaresh dhe birrë kontrabandë.