E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në zyrat e Mjaft-it

Tiranë- Një zjarr ka përfshirë zyrat e lëvizjes “Mjaft” pak minuta më parë, duke rrezikuar ndërtesën.

Burimet nga vendi i ngjarjes nuk bëjnë me dije ende shkakun e rënies së zjarrit, por mësohet se në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe të zjarrfikëses.

Dyshimet e para janë për një zjarr të shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por për këtë do të pritet ekspertiza në vendin e ngjarjes. “Përfundimi do të jepet pasi të vendosen nën kontroll situata”- thanë burimet.

Deri sa të vihen nën kontroll flakët është ndërprerë energjia elektrike në zonë, për të ndihmuar punën e zjarrfikësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›