Kopshtet luksoze të Qytetit Gri
Autori i Lajmit: Xhon Leland
BAGDAD — Khalil Abas është marrë me pemëtari që prej moshës 7-vjeçare dhe lulëzimi i pemëve të tij mund të jetë një barometër i ndryshimit të Irakut. Që prej viteve ‘70, kur irakianët gëzonin një fluks të parave të naftës, klientët vërshuan drejt tij për të punuar në kopshtet e tyre, duke importuar lule nga Jordania dhe Siria. Pas pushtimit amerikan në vitin 2003, biznesi u bllokua. Tani që siguria në vend është përmirësuar, Khalil Abaz thotë se njerëzit vijnë tek ai nga i gjithë Bagdadi dhe Iraku. “Kur situata ishte e rrezikshme, njerëzit nga vende të tjera nuk mund të vinin këtu dhe ne nuk mund të shkonim atje,” - thotë ai. Një nga mëngjeset e fundit Z.Abaz, 58 vjeç, u ul në një zyrë të rrethuar nga palmat, fikuset, gardenjat, pemët frutore dhe pemëve të tjera. Ai shprehet se njerëzit kanë filluar përsëri të blejnë lule, vijnë tek ai në zonën e Jadrijas nga i gjithë vendi. Fitimet e biznesit janë tetëfishuar që prej vitit 2005, duke përfshirë shitje të larta të palmave të vogla të cilat kushtojnë rreth 350 dollarë. “Shumë njerëz po marrin para nga qeveria, - shprehet ai - dhe nuk po blejnë vetëm ambasadat. Tani blejnë rregullisht njerëz normalë”. Kopshtet mbeten një nga ornamentet zbukuruese të pakta të Bagdadit nëpër rrugët bojëkafe, muret gri dhe pikave të kontrollit. Në lagjet e shtresës së mesme, Bagdadi është një qytet me skulptura të veçanta: Pemët e fikusit janë gdhendur në spirale, harqe, topa dhe katrorë gjeometrikë, si për të vendosur rregull në një qytet kaotik. Pemët ofrojnë një kontrast të bukur ngjyrash me shtëpitë bojëkafe që i rrethojnë. “Kjo është mbretëria jonë, shtëpia jonë” - shprehet Mohamed al-Kalidi, inxhinier elektrik, duke parë nga kopshti i tij, ku pemët e fikusit janë prerë në formën e njeriut prej bore. Z.Kalidi ka punuar për firma amerikane, dhe ai shprehet se si rezultat i kësaj ka marrë kërcënime me vdekje dhe tre makina i janë shkatërruar në shtëpinë e tij. Dritaret e tij akoma janë të mbuluara, për të parandaluar thyerjen. “Këtu ne relaksohemi”, - thotë ai në anglisht .“Nuk ka ndonjë vend të sigurt në të cilin mund të shkojmë”. Edhe gjatë periudhës së dhunës sektariane, ai shprehet se qëndronin me miqtë e tyre në kopsht. “Patjetër, - thotë ai - Çfarë mund të bënim tjetër?” Gjatë viteve të luftës, - shprehet ai, ishte e vështirë të blije lule, kështu që familjet shartonin bimët për të mbushur kopshtin. Edhe kur shpërthenin makinat me bomba në lagjen e tyre, e ëma, këmbëngulte për të ujitur kopshtin çdo ditë. “Ne nuk ndryshuam”, - thotë ai. Për Falah Muhamed, përmirësimi i sigurisë në Bagdad ka sjellë problemet e tij: Ai nuk mund të gjejë një kopshtar që ka kohë për t’u kujdesur për pemët e tij. Rruga për në shtëpinë e tij është e qetë dhe e mbushur me kopshte të rregullta. “Dikur kopshtari vinte çdo ditë”, - thotë z.Muhamed, i cili ka një fabrikë mielli. “Tani ai vjen vetëm dy herë në muaj sepse ka shumë punë. ” Z.Muhamed tha se nuk ka pasur probleme për të marrë pemë e lule të reja, pasi ai jeton afër kopshtit të z.Abaz. Ndërkohë janë rritur edhe kostot e mirëmbajtjes së kopshtit. “Dikur ishte shumë lirë, dhjetë dollarë për një vizitë”. Tania i kërkon 100 dollarë për të ardhur dy herë në muaj. “Kopshtet e rregulluara nuk janë tradicionale në Irak”, - shprehet Salva Nori, një inxhiniere agrikulturore dhe dizenjatore kopshtesh. Ajo thotë se e ka mbyllur biznesin e saj gjatë dy viteve të dhunës, por që prej vitit 2006 kjo lloj tendence është në rritje. “Tendenca vjen nga Evropa ose nga çdo vend ku udhëtojnë njerëzit. Janë pikërisht ata që e sjellin këtu”, - shprehet ajo. “Ndërsa tani vjen nga përdorimi i internetit dhe kanaleve satelitore”. Megjithëse irakianët filluan të eksperimentojnë me kopshtet e rregulluara në vitet ’90, ato janë bërë popullore vetëm në vitet e fundit, dhe vetëm në lagjet e pasura. “Tani edhe zonat e tjera të Irakut po interesohen, jo vetëm kryeqyteti”, - tha znj.Nori. Por akoma, - u shpreh ajo, edhe në Bagdad “ka kopshte të bukura, megjithatë njerëzit nuk ndodhen aty për shkak të dhunës”. Në një rrugë të shkatërruar të lagjes së shtresës së mesme të Zajunës, Muhi Muhamend Husein, po prêt një pemë në formën e një shqiponje përballë shtëpisë së vet. Përbri saj ka shkurre të prera në formë lulesh e shportash, për të cilat iu deshën katër deri në pesë muaj punë. Kur dhuna sektariane kishte arritur kulmin, ai shprehet se njerëzit në Bagdad nuk ishin të interesuar për punën e tij, kështu që iu desh të largohet për në Dubai dhe në qytetin verior të Erbilit. Por tani, thotë ai, ka vend për krijimet e tij në këtë qytet.”Iraku ka vuajtur për një kohë të gjatë, dhe unë po përpiqem t’i jap një buzëqeshje Irakut me këto lule të bukura. Për Mazen Hamad, i cili punon për Ministrinë e Shëndetësisë, kopshti i tij ishte një strehë për të harruar dhunën. Kopshti i z.Hamad është mbushur me pemë të prera në formën e kështjellës. “Kur situata ishte e rëndë, unë kujdesesha për kopshtin edhe më shumë se tani”, - thotë ai. “Kur kujdesesh për kopshtin e harron luftën. Por kur gjendja është e mirë, harrohesh me punë”. Z.Abaz, drejtuesi i kopshtarisë, u shpreh se një tendencë e fundit për njerëzit ishte që të blinin fidanë dhe të shkruanin emrat e tyre nëpër gjethe. “Kopshtet e rregulluara të Irakut, janë thjesht fillimi”, - u shpreh ai. Jo larg kopshtarisë së tij, konturet e shkatërruara nga një bombë të një ndërtese bëjnë kontrast me pemët e z.Abas. Brenda pemëve të tij, z.Abaz kishte siguruar paqen. Por akoma nuk i pëlqen që një pemë e bukur të eklipsohet nga një ndërtesë e shëmtuar betoni. “Është e papranueshme”, - thotë ai.
(The New York Times)
Përktheu: Androkli DraloKy lajm është publikuar: 08/11/2009