E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ‘simulon’ sulm bërthamor ndaj Polonisë

Autori i Lajmit: The Economist
Shitja e frikës është atje ku mbrojtja, planifikimi dhe politikat përputhen. Manovra të mëdha ushtarake në Rusinë Perëndimore dhe Bjellorusi, të cilat përfunduan më herët këtë muaj ishin bazuar në këtë skenar të pamundur: Polet etnike në Bjellorusinë Perëndimore ngrihen dhe “terroristët” nga Lituania sulmojnë eksklavën ruse të Kaliningradit. Më shumë se 10.000 trupa nga Rusia dhe Bjellorusia u përballën me ta, duke riforcuar Kaliningradin nga deti dhe dërguan trupa speciale mbrapa linjave të armikut. Tre brigada si ato të NATO-s, një armike, një estoniane dhe një letoneze, më pas pushtuan Rusinë Perëndimore, ku atyre iu bë rezistencë nga forcat elitare Pskov – që përbëhej nga divizioni i 76 i sulmit ajror dhe nga një brigadë luftarake detare. Manovrat ushtarake kërkojnë një armik imagjinar, dhe nga pikëpamja ruse, NATO-ja është zgjedhja e qartë. Për shkak se aleanca është zgjeruar deri në kufijtë e Rusisë, duke marrë brenda saj shumë shtete ish-komuniste përkundër protestave të Kremlinit, kërkohet që të dërgohet një sinjal i fortë. Për më tepër, vendet Perëndimore kanë nxitur (dhe ndihmuar) forcat ushtarake ruse për t’u bërë më profesionale. Kjo kërkon stërvitje. Qëllimi kryesor i manovrave ruse në të vërtetë mund të ketë qenë për të matur progresin në reformën ushtarake, veçanërisht në krijimin e brigadave më autonome të stilit perëndimor. Duket qartazi se Rusia nuk është as e gatshme për të luftuar një luftë të vërtetë me NATO-n. Por ende, manovrat ushtarake duket se i alarmojnë fqinjët e saj. Ata kujtojnë se lufta në Gjeorgji në gushtin e 2008-ës, u shoqërua me shumë vite stërvitje, dhe nxjerrin në pah se NATO-ja nuk ka plane zyrtare të mundshme për të mbrojtur anëtarët e saj të dobët të Baltikut. Por kjo e fundit nuk ka as aleancën për zhvillimin e stërvitjeve tokësore në territorin e ndonjë nga anëtarëve të saj. Në të vërtetë, deri dy vjet më parë, vlerësimet kërcënuese të NATO-s e hidhnin në mënyrë të veçantë poshtë idenë e një konflikti me Rusinë. Rusia është përballë shumë problemesh me sigurinë brenda kufijve të saj, dhe forcat e saj të armatosura janë ende të prapambetura. Është e vështirë të besosh se përse një sulm i pabazë i armatosur nga Perëndimi do të ishte një prioritet. Këto ditë, Amerika dhe aleatët e saj, kanë shumë pak kohë për të zhvilluar manovra të një lufte të madhe, pasi ushtarët e tyre janë shumë të zënë në kampet e luftës apo stërvitjes në kryengritjet në Irak dhe Afganistan. Në mënyrë të ngjashme, ideja e një sulmi të “terroristëve” nga Lituania dhe Polonia që pushton Rusinë është qesharake. Analistët ushtarakë perëndimorë kanë konstatuar përdorimin e anijeve gjuajtëse, avionëve që ulen nga Deti i Zi dhe Flotave Veriore për të mbështetur forcat e saj detare me bazë në Baltik. Ato kanë konstatuar gjithashtu shpërndarjen e sistemit më të avancuar të mbrojtjes “S-400” në Bjellorusi dhe një stërvitje paralele të drejtuar nga Forcat Strategjike Raketore (rojet e arsenalit bërthamor të Kremlinit). “Qëllimi i stërvitjeve, përdorimi i armatimit, përfshirja e trupave dhe skenarët që u provuan, të gjitha tregojnë në mënyrë të qartë se Rusia tashmë është duke provuar një operacion ushtarak strategjik me shkallë të gjerë konvencional kundër një kundërshtari po konvencional”, - thotë një raport i Kaarel Kaas, një analist në një institut kërkimor estonian për sigurinë, (Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Mbrojtjes). Duke e ndarë manovrën në një lojë lufte veriore të quajtur “Ladoga” dhe një zone jugore “Zapad-09”, vëzhguesit u pozicionuan në një kënd shumë të vështirë për të parë nga afër operacionet që përfshinin 13.000 trupa. Disa shtete fqinje nuk ishin në gjendje për të monitoruar manovrat (Lituania, me një sasi të vogël vëzhguesish në Bjellorusi, bëri një përjashtim). Megjithatë, kjo nuk është se krijon besim. Me atë që këta persona mundën të mblidhnin nga jashtë, performanca e forcave ruse ishte fragmentare. Shtabet e Përgjithshme të përbashkëta bjelloruso-ruse punuan shumë dobët. Drones – avion i telekomanduar, një veçori e ushtrive perëndimore – duket se është përdorur kryesisht për shou. Duke lëvizur shumë trupa dhe pajisje rreth e rrotull, një dobësi gjatë luftës ruse në Gjeorgji, shpenzoi shumë kohë. Zyrtarë polakë dhe nga vendet Baltike do të takohen së shpejti në Varshavë për të diskutuar rëndësinë e këtyre manovrave. Ndërkohë që NATO-ja pritet të japë vlerësimet e veta këtë muaj. Amerika me siguri ka marrë shënime të kujdesshme: “USS Cole”, - një shkatërrues i vetëkomanduar, vizitoi Estoninë. Avionët luftarakë të NATO-s zhvilluan një ushtrim modest ajror. Një manovër të planifikuar në shtetet e Baltikut vitin e ardhshëm ka shumë të ngjarë që të zgjerohet më tej me pjesëmarrjen e një pjese të Forcës së re Reaguese të lëvizshme të NATO-s. Forcat e armatosura mund të jenë të shkatërruara, por shumë nga anëtarët evropianë të NATO-s janë në formë të keqe gjithashtu. Aftësia e aleancës për të mbrojtur shtetet Baltike varet pothuajse nga përfshirja e plotë e Amerikës. NATO-ja është ankuar se anëtare si Gjermania dhe Italia janë duke bllokuar tentativat për të hartuar plane formale pasigurie për të gjithë anëtarët e saj – diçka që Presidenti Barak Obama, e ka kërkuar. Përgjigjja e “paqes” në nenin 5 të statutit të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një anëtari, është një sulm ndaj të gjithë aleancës, është tmerrues. Anëtaret e reja, të cilat vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e këtij neni, janë duke dëmtuar vetë çështjen e tyre. Por lindorët janë ende duke ngritur zërat e tyre në bisedimet për “konceptin strategjik” të ri të NATO-s, një dokument që përcakton qëllimin e tij dhe që do të miratohet vitin e ardhshëm. Me NATO-n të përqendruar më shumë në luftimet në Afganistan, ata duan një deklaratë të qartë se mbrojtja e dalë mode e përbashkët e territorit të NATO-s është ende një prioritet. Vetëm kjo, - thonë ata do të bindë votuesit e tyre, sepse me Rusinë që forcon muskujt nga kaq pranë, dërgimi i trupave në Afganistan ia vlen të bëhet.
(The Economist)
Përktheu: Androkli DraloKy lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›