Shqipëria, një skuadër në Intertoto
13/04/2005 Hidhet në Nyon të Zvicrës, shorti për Kupën Intertoto, ku vendi ynë do të përfaqësohet vetëm nga një ekip
Hidhet shorti përcaktues i skuadrave që do të marrin pjesë këtë sezon, në Kupat e Evropës. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas të cilës shorti i datës 11 prill, ka përcaktuar edhe numrin e skuadrave nga Kampionate Evropiane, që do të jenë të impenjuara sezonin e ardhshëm në Kupat e Evropës: Champions Leagu, Kupa Uefa dhe Kupa Intertoto. Shorti i të hënës në Nyon të Zvicrës, ka konfirmuar sërish shifrën prej 4 skuadrash që do të mund të marrin pjesë në kompeticionet prestigjoze të kontinentit tonë. Ndërkohë që me saktësi tashmë, dihet se Shqipëria do të përfaqësohet në Kupën Intertoto vetëm nga një ekip, pasi UEFA, këtë sezon nuk do të përzgjedhë më skuadra nga renditja “Fair-Play”, për Federatat Evropiane, siç ndodhi sezonin e kaluar, ku u kualifikua Teuta. Ndërkohë që ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra që do të ketë mundësinë të luajë në këtë edicion të Intertotos. Gjithçka pritet të vendoset javën e ardhshme. Po ashtu të hënën, pas hedhjes së shortit janë përcaktuar edhe datat e zhvillimit të turit të parë të Kupës Intertoto. “Raundi i parë për këtë kupë zhvillohet në datat 18-19 qershor dhe 25-26 qershor 2005”. Në rast se skuadrat shqiptare do të mund të kalojnë ndeshjen e parë të raundit I, programi i bërë i njohur dje, ka lënë të kuptohet edhe se nga cili kampionat do të vijë kundërshtari i radhës, për ndeshjen e dytë. Pra, skuadra që do të kualifikohet do të përballet me një ekip kroat, ashtu sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Në rast kualifikimi pas raundit të parë, ekipi shqiptar i kualifikuar do të përballet me një ekip finlandez ose islandez. Në Kupat e Evropës nga Shqipëria marrin pjesë 4 ekipe, një në Champions Leagu, dy në Kupën UEFA dhe një në Kupën Intertoto.